By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia jep detaje për aksidentin me dy viktima në Borsh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > “Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia jep detaje për aksidentin me dy viktima në Borsh
Kronika

“Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia jep detaje për aksidentin me dy viktima në Borsh

admin
Last updated: 31/07/2025 11:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin me dy viktima dhe dy të plagosur  në aksin Borsh-Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, një fugon që transportonte peshk dhe në të cilin udhëtonin dy bashkëshortët Kastriot dhe Donika Mehmeti, përkatësisht 62 dhe 54 vjeç, është goditur nga një automjet tip “Mercedes”.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas aksidentit, automjeti është spostuar në drejtim të trotuarit, duke rrezikuar edhe kalimtarët. Bashkëshortët edhe pse kanë qene me rrip sigurimi nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të goditjes së fortë. Ata janë transportuar drejt morgut të spitalit të Sarandës, shkruan A2 CNN.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe e benzit i cili i ka goditur drejtpërdrejt furgonin.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Mercedes Myfit Qejvanaj edhe ai ka pësuar frakturë në kokë dhe hemoragji dhe është transportuar në spital, ndërsa pasagjeri Petrit Kapllanaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton A2 CNN.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar, ndërkohë që policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e mërkurë në rrugën që të çon në plazhin e Borshit rreth orës 14:20, përgjatë rrugës që lidh fshatin me bregdetin, një segment i frekuentuar si nga banorët, ashtu edhe nga turistët.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Mavrovë

Arrestohet 42-vjeçari pasi vodhi portofolin dhe sulmoi një punonjëse në Klinikën “Nënë Tereza”

Tetovë: Fqinja sulmon fizikisht vajzën 9-vjeçare në korridorin e banesës

Përplasje e dhunshme në Kumanovë: 4 persona sulmojnë 2 vëllezër, njëri përfundon në spital

3.000 euro gjobë për shtetasin e Serbisë, dy herë u kap nga “Safe City” duke vozitur mbi 160 km/h

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mësohet numri që Florian Wirtz do ta mbajë te Liverpooli
Next Article Disa pasagjerë të lënduar pasi një aeroplan që po fluturonte nga Salt Lake City për në Evropë “u përplas me turbulenca”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?