By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpenzimet e larta duhet të ulen që të rriten mundësitë për të jetuar!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Shpenzimet e larta duhet të ulen që të rriten mundësitë për të jetuar!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Shpenzimet e larta duhet të ulen që të rriten mundësitë për të jetuar!

admin
Last updated: 09/08/2024 18:00
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 gusht – Shpenzimet e larta kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të qytetarëve të dëshpëruar që për pasojë edhe kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të mbijetuar në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, kanë kërkuar një alternativë apo rrugë dalje prej krizës së thelluar, dhe kjo për fat të keq ka qenë kapja e rrugës për mërgim kryesisht në shtetet evropiane.  Shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3.9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Megjithatë, shpenzimet e larta gjithqysh duhet të ulen sa më parë që të rritet mundësia e jetesës në vend, shkruan Zhurnal.

Shpenzimet e jetesës në korrik dëshmojnë se kanë qenë më të lartat ndër vite –

Shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3.9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në korrik krahasuar me qershorin 2024 është 0.7 për qind. Çmimet me pakicë, nga ana tjetër, në korrik krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 1.5 për qind.

Rritja e inflacionit është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet: restorante dhe hotele për 5.8 për qind, transport për 4.9 për qind, argëtim dhe kulturë për 1.2 për qind, shëndetësi, mallra të ndryshm dhe shërbime për 0.6 për qind, ujë, elektrik, gaz dhe derivate të tjera për 0.3 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 0.1 për qind.

Në korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024, ulje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet: veshje dhe këpucë për 0.5 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike për 0.2 për qind, komunikime për 0.1 për qind.

Shpenzimet e jetesës në grupet: mobilie dhe mirëmbajtje të amvisërive dhe arsimimi ka mbetur në të njëjtin nivel me muajin e kaluar.

Me rritjen e inflacionit pritet të rritet numri i qytetarëve të varfër-

Kostoja e jetesës po rritet me shpejtësi të madhe saqë qytetarët edhe po zihen në befasi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur jashtëzakonisht shumë, edhe përkundër faktit që kishte disa masa për ngrirje të çmimeve, sërish gjendja e çmimeve mbetet shqetësim kryesor i qytetarëve. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta, ose fare pa të ardhura që kanë qenë nën mëshirën e humanizmit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë me dinjitet.

Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.

Situatë jo e lehtë për tu përballuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi rritja e çmimeve u bë traditë e zakonshme madje edhe javore që çdo javë pothuajse kishte ndryshim çmimesh, nuk dihej se cilat masa dhe çfarë ndikimi kishin ato masa antikrizë të marra nga Qeveria e kaluar, sepse në praktikë secili qytetarë është në krizë të thellë. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për të ulur varfërinë duhet që ndihma sociale të jetë e barabartë me pagën minimale –

Ndihma sociale duhet të rritet me rritjen e inflacionit. Kur kostoja e jetesës rritet muaj pas muaji, më të cenuarve nuk mund t’u jepet një lëmoshë. Për t’i nxjerrë këta njerëz nga varfëria, duhet t’u jepet të paktën paga minimale. Ky është mesazhi kryesor nga analiza e efekteve të reformës sociale të vitit 2019. Tregon se ndryshimi i qasjes dhe mënyrës së pagesës dha efektet e dëshiruara, ndonëse për shkak të krizës Covid dhe inflacionit, numri i të varfërve nuk u ul në mënyrë drastike.

“Tarifat sociale rriten shumë më pak se paga minimale ose pensionet. Meqenëse inflacioni erdhi shumë shpejt dhe mirëqenia nuk ishte e lidhur me një tregues real, ne sugjerojmë që ajo të lidhet me inflacionin. Dhe mire qe është e koncentruar, jo si dikur, jepi 500 denarë për këtë, pastaj 700 për këtë. Jepini atij ndihmë të garantuar, jo një lugë” tha Vanço Uzunov, profesor universiteti.

Reforma trefishoi numrin e njerëzve që marrin ndihmë sociale, por numri i të varfërve ra me 1 deri në 2 për qind. Prandaj sugjerohet që në vend të masave populiste – siç është ndihma për fëmijën e tretë, paratë të caktohen për fëmijët e familjeve të pafavorizuara. “Nëse nuk keni para për të paktën një vakt të nxehtë në ditë, kjo do të thotë se ndihmat duhet të rriten”, thotë Paul Sutts, autor i Analizës.

Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Janë hospitalizuar edhe katër persona me kollën e mirë, gjithsej 1001 raste në vend
Next Article ASH: Veprimet e fundit dhe deklarata e dëmtojnë procesin arsimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?