By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Shpenzimet e rrugës”, Georgieva: Faktet duhet t’i konstatojnë institucionet kompetente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Shpenzimet e rrugës”, Georgieva: Faktet duhet t’i konstatojnë institucionet kompetente
Maqedoni

“Shpenzimet e rrugës”, Georgieva: Faktet duhet t’i konstatojnë institucionet kompetente

admin
Last updated: 06/10/2025 18:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Gjyqtarja në Gjykatën Themelore Penale të Strumicës dhe ish-anëtare e Këshillit Gjyqësor, Loreta Georgieva, e cila sërish është në fokusin e opinionit për shkak të një kallëzimi kundër saj se ka dëmtuar buxhetin e Këshillit Gjyqësor përmes keqpërdorimit të mjeteve për shpenzime të rrugës në një deklaratë për Alsat thotë se opinioni në këtë moment nuk duhet të gjykojë dhe se duhet t’u lihet institucioneve që ta sqarojnë rastin.

“Mendoj se faktet duhet t’i konstatojnë institucionet kompetente dhe, me gjithë respektin për ju dhe profesionin tuaj, të lini kohë dhe hapësirë për përgjigjen nga organet kompetente, pa gjykim nga opinioni publik dhe duke treguar kujdes për dinjitetin e secilit”, tha Loreta Georgieva, gjyqtare dhe ish-anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Policia në fund të javës së kaluar ngriti kallëzim penal kundër Georgievës për veprën “Mashtrim në detyrë”, ndërsa prokuroria për Alsat konfirmoi se rasti tashmë është në procedurë parahetimore. Bëhet fjalë për një akuzë sipas së cilës Georgieva, e cila është nga Strumica dhe si anëtare e Këshillit, ka vazhduar të marrë para për shpenzime udhëtimi në linjën Strumicë-Shkup dhe anasjelltas, edhe pse vajza e saj ndërkohë kishte blerë pronë në Shkup. Sipas MPB-së, Georgieva nuk e ka deklaruar apartamentin në Shkup që e kishte blerë vajza e saj dhe në 15 raste ka vazhduar të marrë para për shpenzime udhëtimi, duke dëmtuar buxhetin e Këshillit Gjyqësor për 4.700 euro. Pak pas kallëzimit, Alsat kontaktoi edhe kreun e Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, i cili tha se këshilli do ta ndjekë zhvillimin e këtij rasti, por duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë. Megjithatë, sipas Kambovskit, nëse Georgieva shpallet fajtore për veprën penale në fjalë, Këshilli do të nisë procedurë disiplinore kundër saj, për sjellje seriozisht të papërshtatshme, gjë që mund të çojë edhe në shkarkimin e saj nga funksioni i gjyqtares në gjykatën e Strumicës. Vetë gjykata e Strumicës, pak pas kallëzimit të ngritur nga MPB-ja, doli me njoftim ku akuzon mediat. Sipas tyre, publikimi i kallëzimit penal cenon reputacionin e drejtësisë dhe ushtron presion dhe frikësim mbi gjyqtarët që heshtin para kritikave të pabazuara. Procedura kundër Georgievës vjen në kohë të retorikës së fortë të pushtetit për reforma në drejtësi dhe veprime kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, me fokus te Këshilli Gjyqësor. Paralajmërimet janë se reformat në gjyqësor do ta fillojnë pas zgjedhjeve, por deri tani nuk ka plan të qartë se në çfarë forme do të zbatohen. /Alsat.mk

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ivanovska: Do të bëjë të gjitha përpjekjet që banorëve të Qendrës t’u ofrojë një jetë me dinjitet
Next Article Maksim Dimitrievski u takua me shoqëritë kulturore-artistike: Ata janë mbrojtësit e traditës sonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?