By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpenzimet themelore minimale në janar janë rritur për 391 denarë, për LSM është e aryetuar kërkesa për rritjen e pagave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Shpenzimet themelore minimale në janar janë rritur për 391 denarë, për LSM është e aryetuar kërkesa për rritjen e pagave
EkonomiMaqedoni

Shpenzimet themelore minimale në janar janë rritur për 391 denarë, për LSM është e aryetuar kërkesa për rritjen e pagave

admin
Last updated: 21/01/2025 13:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Shpenzimet minimale të një familjeje katëranëtarëshe në janar janë rritur për 391 denarë në krahasim me dhjetorin. Në pjesën e ushqimit dhe pijeve vërehet rritje prej 123 denarëve, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë e cila sot në konferencë për media i publikoi të dhënat më të reja për Shportën Minimale Sindikale dhe për atë nëse shporta e vitit të ri i ka dhënë efektet e dëshirueshme.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov tha se për 12 muaj, gjegjësisht nga fillimi i vitit të kaluar deri më tani shpenzimet minimale në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë rritur për 10,43 për qind që nënkupton se inflacioni nuk është 3,5 për qind siç tregojnë të dhënat statistikore, por mbi 10 për qind.

Vlera e shportës minimale sindikale për vetëm një vit është rritur për 6.089 denarë që nënkupton rritje për 10,63 për qind.

“Qytetarët në Maqedoni nuk mendojnë se ne jetojmë mirë dhe kemi paga shumë të mira, kështu që ne blejmë dhe në këtë mënyrë ushqejmë inflacionin dhe pagat për rritjen e inflacionit, por tregtarët janë të pangopur dhe pasurohen në kurrizin e punëtorëve duke shfrytëzuar çdo moment për t’u pasuruar më shumë. Madje dyshojmë se ajo që po premtojnë tani se do të ruajnë nivelin e çmimeve të produkteve bazë ushqimore në muajt e ardhshëm është mashtrim për të mos u ulur çmimet e produkteve që janë në rënie në bursat botërore”, theksoi Trendafilov.

Siç theksoi, informacionet flasin se çmimi i grurit në bursat botërore është ulur për rreth 13 për qind, ndërsa te ne çmimi i bukës është ulur vetëm për një denar dhe nuk ka ulje të çmimeve të miellit dhe produkteve të tjera.

“Vlerësojmë se është mirë që Qeveria siç filloi në fillim të shtatorit tua nxjerrë faturat për vlerën furnizuese të produkteve të cilat importohen dhe të tregojnë se me çfarë çmimi janë importuar produktet, ndërsa pastaj me çfarë çmimi i shesin”, tha Trendafillov.

Sipas LSM-së, pagat duhet të rriten për të paktën 20 për qind. Thonë se kërkesa e tyre për rritjen e pagave dhe të pagës minimale është më se e arsyetuar.

Nga LSM vlerësojnë se nevojiten edhe masa të tjera nga ana e Qeverisë, ndërsa në periudhën e ardhshme paralajmërojnë masa më rigoroze që të ngritët vetëdija te qytetarët për nevojën e respektimit të masave.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ahmeti uron presidentin e SHBA-së, TRUMP: SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm
Next Article Një nxënës nga Prilepi ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i tretë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?