By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin – Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin – Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor
Bota

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin – Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

admin
Last updated: 21/02/2025 10:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të ndërmarrë një operacion në Bregun Perëndimor të okupuar, pasi tre autobusë bosh shpërthyen në atë që Izraeli e quan një sulm terrorist pranë Tel Avivit.

Nuk pati viktima dhe askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimet, të cilat ndodhën kur pajisjet shpërthyese të vendosura në automjetet bosh u aktivizuan me pak diferencë kohore në qytetet Bat Jam dhe Holon, në jug të qendrës financiare të Izraelit.

Në Bat Jam, dy bomba shpërthyen në autobusët e parkuar në një depo, njoftuan autoritetet. Një shpërthim i tretë u raportua në Holon, nga një pajisje shpërthyese e vendosur në një autobus të tretë. Fotografitë nga Bat Jam tregojnë dy autobusë të djegur në depo dhe ekspertë të forenzikës që punojnë në vendngjarje, raporton cnn.

Ndërkohë, një pajisje shpërthyese që nuk ishte aktivizuar u gjet në një autobus të katërt, njoftoi policia.

Izraeli ka forcuar masat e sigurisë dhe ka pezulluar trafikun e autobusëve dhe trenave në mbarë vendin pas shpërthimeve, të cilat në një deklaratë nga zyra e kryeministrit u quajtën “përpjekje për të kryer një seri sulmesh masive me bomba në autobusë”.

Pas një takimi me ministrin e Mbrojtjes, shefin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe zyrtarë të lartë të sigurisë dhe policisë, lideri izraelit “urdhëroi IDF-në të kryejë një operacion intensiv kundër qendrave të terrorizmit” në Bregun Perëndimor.

“Kryeministri gjithashtu urdhëroi policinë izraelite dhe (Agjencinë e Sigurisë së Izraelit) të forcojnë aktivitetet parandaluese kundër sulmeve të mëtejshme në qytetet izraelite”, shtohet më tej në deklaratë.

Shpërthimet e autobusëve ndodhën vetëm disa orë pasi grupi palestinez Hamas dorëzoi katër trupa të pajetë të pengjeve izraelite.

Trupat u dorëzuan si pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim të arritur muajin e kaluar, e cila javët e fundit duket e paqëndrueshme, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes.

Izraeli e akuzoi të enjten Hamasin për shkelje të marrëveshjes, pasi ky i fundit dorëzoi mbetjet mortore në një arkivol të vetëm, për të cilat u konstatua se nuk përputheshin me asnjë nga pengjet.

Ndryshe, Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një fushatë të madhe – “Operacioni Muri i Hekurt” – të fokusuar në veriun e Bregut Perëndimor muajin e kaluar, vetëm dy ditë pasi filloi armëpushimi në Gaza, duke deklaruar se synimi ishte eliminimi i “terroristëve dhe infrastrukturës terroriste” si dhe “sigurimi që terrorizmi të mos rikthehet” pas përfundimit të tij. Operacioni ka zhvendosur të paktën 40 mijë palestinezë nga veriu i Bregut Perëndimor nga shtëpitë e tyre, sipas të dhënave të OKB-së.

UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, paralajmëroi javën e kaluar se zhvendosja e detyruar e komuniteteve palestineze në veri të Bregut Perëndimor është përshkallëzuar “me një ritëm alarmant”.

Agjencia deklaroi se vetëm këtë vit, Bregu Perëndimor ka pësuar 38 sulme ajrore, me një përdorim gjithnjë e më të shpeshtë të armëve të avancuara dhe shpërthimeve të kontrolluara, duke shënuar një “përhapje të luftës nga Gaza”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon
Next Article Pas zjarrit të disa lokaleve te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, policia jep detaje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?