By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërthimi në objektin e postës në Zveçan, Peci: Provokim i rrezikshëm dhe vepër e organizuar terroriste
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shpërthimi në objektin e postës në Zveçan, Peci: Provokim i rrezikshëm dhe vepër e organizuar terroriste
Maqedoni

Shpërthimi në objektin e postës në Zveçan, Peci: Provokim i rrezikshëm dhe vepër e organizuar terroriste

admin
Last updated: 01/04/2025 13:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas shpërthimit me granata dore në zyrat e Postës së Kosovës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Peci ka shkruar se ky incident ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktimë në njerëz.

Ai e cilësoi këtë akt si provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste.

“Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci  ka dënuar  sulmin me granatë që u bë sot kundër zyrave të Postës së Kosovës në qendrën e këtij qyteti verior. Ky incident, i cili ndodhi në orët e mëngjesit, ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima njerëzore. Peci e ka cilësuar këtë akt si ‘një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë’ ”, ka shkruar Peci.

Kryetari i Komunës së Zveçanit po ashtu ka thënë se ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët.

“Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, deklaroi Peci.

Ndryshe, sot rreth orës 00:20 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Juventusi fillon negociatat me menaxherët e Jonathan David, por kanadezi ka kërkesa të çmendura
Next Article Nuk paraqitet dëshmitari – shtyhet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?