Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para nga shpërthimi në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës.
Sipas saj, lokali ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të familjs së Bledar Birçajt i vrarë në vitin 2021. Ngjarja është shënuar rreth orës 06:00 të kësaj të diele.
Ne pamjet e siguruara nga Syri tv shihen xhama dhe orendi të shkatërruara si pasojë e shpërthimit të fuqishëm.
Pronarët janë marrë në pyetje dhe po hetohet për shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të një shtetaseje ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
