By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shporta minimale 63,908 denarë, Durmishi: Nuk është reale, do të bëjmë shportë të re për shpenzimet e një familje me 4 anëtarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shporta minimale 63,908 denarë, Durmishi: Nuk është reale, do të bëjmë shportë të re për shpenzimet e një familje me 4 anëtarë
Maqedoni

Shporta minimale 63,908 denarë, Durmishi: Nuk është reale, do të bëjmë shportë të re për shpenzimet e një familje me 4 anëtarë

admin
Last updated: 26/06/2025 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në seancën e parë të Komisionit socialo-ekonomik do të diskutohet për metodologjinë e re të përllogaritjes së shportës minimale të konsumit. Durmishi thotë se shporta minimale sindikale, që për muajin maj ishte 63,908 denarë, nuk është reale.

“Ajo nuk është reale, për këtë do të bëjmë një shportë të shpenzimeve që do të jetë siç duhet, e qasshme dhe me të dhëna reale dhe realisht do të informohen qytetarët sesa do të jetë shporta e shpenzimeve për një muaj, për këtë po e bëjmë këtë shportë të shpenzimit, ku do të njoftoheni edhe ju, me të dhëna reale për një familje me 4 anëtarë. Sa i duhet një familjeje të shpenzojë për një muaj, në pjesën e ushqimit, në pjesën e pijes, në pjesën e veshjes etj”, theksoi Durmishi.

Ministri thotë se nuk kanë asgjë kundër përllogaritjes që e bëjnë sindikatat, por që sipas tij, e shporta minimale e tyre, nuk është reale.

“Atë që e publikojnë sindikatat, e dimë që e publikojnë, ok, nuk kemi asgjë kundër, por nuk është reale, për shkak se numrat nuk janë të saktë. Do të thotë në pjesën e ushqimit dhe pijeve, shumë herë e kemi thënë se kanë futur produkte që në atë periudhë kohore nuk harxhohen, ose produkte që nuk bëjnë pjesë në shportën minimale, por në tjetër. Kanë vendosur produkte që në muajin janar askush nuk i përdor. Kështu që, do të kemi shportë të shpenzimeve reale”, tha Durmishi.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Orhan Kurtishi: Punonjësve të postës do tu rritet rroga për 1800 denarë
Next Article Vetëvendosje kërkon që nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb të mos jetë nga Lista Serbe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?