Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard.
Diskutimet u përqendruan në mundësinë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve në sektorë potencialë të ekonomisë shqiptare.
Gjatë takimit, Saro prezantoi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët.
Saro vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe nënvizoi rolin e AIDA-s në lehtësimin e projekteve të përbashkëta.
Takimi u përmbyll me angazhimin e të dy palëve për realizimin në të ardhmen e afërt të aktiviteteve që do të mundësojnë një bashkëpunim më të ngushtë midis bizneseve të dy vendeve.
