By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Sport

Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

admin
Last updated: 15/05/2026 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka pritur në një takim të rëndësishëm pune drejtues të lartë të institucioneve olimpike ndërkombëtare dhe rajonale, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh Presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zëvendëspresidenti Milaim Kelmendi, si dhe këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi.

Takimi u zhvillua në kuadër të inspektimeve dhe koordinimit për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, event që konsiderohet historik për sportin në Kosovë dhe rajon. Në këtë organizim, Durrësi do të ketë një rol të rëndësishëm si qytet mbështetës për zhvillimin e të gjitha sporteve ujore.

Gjatë takimit, Presidenti Fidel Ylli prezantoi zhvillimet dhe arritjet e sportit shqiptar në vitet e fundit, duke u ndalur te transformimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe investimet në infrastrukturë sportive, organizim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar nga mikpritja dhe progresi i sportit shqiptar, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik për suksesin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, vlerësoi kontributin e Fidel Yllit në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve olimpike dhe në zhvillimin e sportit në rajon.

Edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, çmoi mbështetjen e vazhdueshme të Fidel Yllit ndaj Kosovës, duke theksuar se vizioni, energjia dhe përkushtimi i tij mbeten frymëzim për komunitetin sportiv shqiptar.

Takimi konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, me synimin që ky event të shndërrohet në një prej organizimeve më të rëndësishme sportive në rajon dhe në Mesdhe.

You Might Also Like

Largimi i Ronaldos shkaktoi reagime të mëdha, dy yjet e Portugalisë thyejnë heshtjen për rastin

Kosova nis përgatitjet për Austrinë pas barazimit me Izraelin

Vinicius Junior e pranon formën e dobët mes vështirësive të Real Madridit

Barcelona nuk heq dorë nga ylli i Ligës Premier, Flick e do me çdo kusht në ekipin e tij

Federata Portugeze dëshiron të pajtohet me Ronaldon, do të organizojë një takim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article James Franco njofton rikthimin në Hollywood pas 10 vitesh pauzë: Nuk është e vërtetë që fshihesha
Next Article Hyseni mirëpret vendimin e Qeverisë për shpronësimin e pronave në “Qarkoren e Vjetër” të Gjilanit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?