By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Shqipëri

Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së

admin
Last updated: 31/08/2026 16:49
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 gusht, argument.mk/ – Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë, duke u shkëputur ndjeshëm si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Bashkimi Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, ndërtimi përbënte 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në vitin 2025, kundrejt një mesatareje prej vetëm 5% në Bashkimin Europian.

Në raport me madhësinë e ekonomisë, pesha e ndërtimit në Shqipëri është kështu rreth 2.5 herë më e lartë se mesatarja e BE-së. Asnjë vend tjetër i përfshirë në të dhënat e Eurostat nuk i afrohet nivelit të Shqipërisë.

Pas saj renditet Rumania me 8.6%, ndërsa Kosova, e treta në renditjen europiane, e kishte ndërtimin sa 7.8% të PBB-së.

Shqipëria shkëputet edhe nga Ballkani

Edhe në Ballkanin Perëndimor, ku ndërtimi ka një rol të rëndësishëm në disa ekonomi, diferenca e Shqipërisë është e madhe.

Kosova renditet më pranë, me një peshë prej 7.8% të PBB-së, gati 5 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria. Në Maqedoninë e Veriut ndërtimi përbënte 6.6% të ekonomisë në vitin 2025.

Në pjesën tjetër të rajonit, kontributi është shumë më i ulët. Në Bosnjë-Hercegovinë ndërtimi zinte 4.8% të PBB-së, në Serbi 4.6%, ndërsa Mali i Zi kishte peshën më të vogël në Ballkanin Perëndimor, me vetëm 3.8%.

Kështu, pesha e ndërtimit në Shqipëri është rreth 1.6 herë më e lartë se në Kosovë, pothuajse dy herë më e lartë se në Maqedoninë e Veriut, rreth 2.7 herë ajo e Serbisë dhe më shumë se tre herë niveli i Malit të Zi.

Edhe Kroacia, që ka përjetuar një cikël të fortë investimesh në ndërtime dhe turizëm, ishte në 6.6%, pothuajse sa gjysma e nivelit të Shqipërisë.

Në BE, Rumania ka peshën më të lartë të ndërtimit

Mes vendeve të Bashkimit Europian, Rumania kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në vitin 2025, me 8.6% të PBB-së, por sërish rreth 4 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.

Pas Rumanisë renditej Sllovakia me 7.7%, Lituania me 6.7%, Kroacia me 6.6%, ndërsa Polonia dhe Sllovenia ishin në 6.2%. Austria kishte një peshë prej 5.6%, Letonia 5.5%, Çekia dhe Estonia nga 5.4%, ndërsa Spanja dhe Suedia nga 5.3%.

Në ekonomitë më të mëdha të BE-së, ndërtimi zë një pjesë shumë më të kufizuar të aktivitetit ekonomik. Në Itali ai përbënte 5.1% të PBB-së, në Francë 5%, ndërsa në Gjermani vetëm 4.5%.

Në skajin tjetër të renditjes është Greqia, ku ndërtimi përbënte vetëm 2.1% të PBB-së në vitin 2025. Pas saj vinin Irlanda me 2.6% dhe Malta me 3.4%.

Në Danimarkë sektori zinte 4.4% të ekonomisë, ndërsa në Portugali, Gjermani dhe Bullgari rreth 4.5%.

Edhe jashtë BE-së, as ekonomitë europiane me aktivitet relativisht të lartë në këtë sektor nuk arrijnë nivelin shqiptar. Në Islandë ndërtimi zinte 7.4% të PBB-së, në Moldavi 7.2%, në Turqi 5.9%, në Norvegji 4.7% dhe në Zvicër 4.5%.

Rritja e paqëndrueshme e udhëhequr nga ndërtimi

Pesha e lartë e ndërtimit është bërë një nga tiparet më dalluese të modelit ekonomik shqiptar të viteve të fundit. Paralelisht, industria ka humbur terren dhe ka një rol më të ulët në ekonomi se në shumicën e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian

Roli i lartë i ndërtimit në strukturën e ekonomisë u reflektua edhe në kontributin e tij në rritjen e vitit 2025. Sipas të dhënave të INSTAT të përpunuara nga “Monitor”, ndërtimi dha 0.54 pikë përqindje të rritjes ekonomike, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme edhe 0.45 pikë përqindje.

Të dy sektorët së bashku siguruan pothuajse 1 pikë përqindje nga rritja totale prej rreth 3.9%. Në të njëjtin vit, sektorët e ekonomisë reale u zgjeruan me vetëm rreth 1.1%, ndërsa pjesa kryesore e rritjes erdhi nga administrata publike dhe taksat neto, të cilat dhanë rreth 72% të zgjerimit ekonomik.

Investimet rezidenciale, projektet e mëdha infrastrukturore dhe zgjerimi i ndërtimeve turistike, veçanërisht në zonat bregdetare, kanë mbajtur të lartë aktivitetin e sektorit, një pjesë e të cilit ka rezultuar se është financiar me financime informale, sipas gjetjeve të SPAK.

Ndonëse ndërtimi po jep kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, pesha e tij në punësim është minimale. Sipas të dhënave nga anketa strukturore e ndërmarrjeve e vitit 2024, ndërtimi jepte vetëm 7.4% të punësimit, rreth 77 mijë persona, ndërsa real estate kishte jo më shumë se 5 mijë të punësuar, megjithëse të dy së bashku dhanë rreth një të katërtën e rritjes ekonomike të vitit.

Në kontrast dy sektorë shumë të rëndësishëm për punësimin, “bujqësia” dhe “prodhimi e industria” kanë dhënë kontribut negativ në ekonomi, teksa janë në rënie prej dy vitesh.

Sipas të dhënave të INSTAT, bujqësia u tkurr me 2% në 2025-n, për të pestin vit radhazi, ndërsa industria u tkurr në total me 1.6%, për të dytin vit radhazi, teksa një pjesë e rëndësishme e saj, manifaktura është në rënie për tre vite radhazi.

INSTAT raporton se nga 1.04 milionë të punësuar në vend, 33.8% e tyre janë në bujqësi, ose 352 mijë persona (këta raportohen kryesisht si të vetëpunësuar). Industria në total ka 124 mijë të punësuar, ose 12% të totalit. Të dy këto sektorë punësojnë gjithsej 475 mijë të punësuar, ose 45% të totalit. /monitor.al/

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë
Next Article 24 vendet më të mira për të dalë në pension në 2026, Shqipëria mes destinacioneve kryesore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?