By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqiptarët pa përjashtim mbështesin anëtarësimin e vendit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shqiptarët pa përjashtim mbështesin anëtarësimin e vendit në BE
Maqedoni

Shqiptarët pa përjashtim mbështesin anëtarësimin e vendit në BE

admin
Last updated: 17/02/2025 17:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Mbi 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta mbështesin qasjen e vendit në BE. Në aspektin etnik, duket se shqiptarët pa përjashtim vazhdojnë ta ndjekin ëndrrën për anëtarësimin e vendit në BE. Sipas të dhënave hulumtuese të Institutit për Demokraci, “Societas Civilis” dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, te popullsia maqedonase, ai numër është pothuajse në gjysmë.

“Eshtë interesante që më të përmbajtur në pjesën e mbështetjes së BE-së, janë të rinjtë dhe të moshuarit. Tek ata shohim një papërcaktim, dhe të rinjtë janë të hapur për qëndrime pozitive ndaj Kinës, ndërsa gjenerata e moshuar ndaj Rusisë. Kjo nuk është ndonjë përqindje e rëndësishme, por megjithatë vlen të konstatohet se ekziston. BE mbetet partneri më I dëshiruar, me atë që ndikimi I SHBA-së, 20 për qind më pak në krahasim me një vit më parë, që është rënie e madhe…”, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci, Societas Civilis.

“Politika e zgjerimit, normalisht se do të jetë e rënduar për shkak të rrethanave, por megjithatë BE-ja duhet të jep përgjigje, të ulet në tryezë ashtu siç e bëjnë amerikanët dhe rusët, veçanërisht tani që supozohet të ketë bisedime për ndonjë traktat të paqes për Ukrainën”, tha Daniel Braun, Drejtor i zyrës së “Konrad Adenauer” Shkup.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, tha se duhet të punohet në përshpejtimin e reformave, dhe në kthimin e besimit te zgjerimi.

“Përse kështu, nga njëra anë duhet të ndihmojmë që të përshpejtohen reformat e nevojshme, të zbatohen sa më shpejtë, që qytetarët ta shohin se cilat janë përfitimet e reformave në kohë reale. Dhe nga ana tjetër në aspekt politik, jo vetëm në mënyrë dypalëshe por duhet të ballafaqohemi me të gjitha sfidat e mëdha, me qëllim që si Evropë do të na vendoste në pozicionin e fuqisë së bashkuar”, u shpreh Mihalis Rokas, Ambasador i BE-së në Shkup.

Në aspekt të partive politike, mbështetësit e social demokratëve dhe partive të bllokut shqiptarë, pa asnjë përjashtim, kanë pothuajse nivel konsesual të mbështetjes ndaj BE-së, por është shënuar edhe një rritje e dukshme e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Këshilli Gjyqësor njofton: Përfundon shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme
Next Article Rikthimi i ideve për luan në stemën shtetërore ngjall nacionalizmin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?