By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqyrtohet Projektligji për banesat dhe lagjet në bashkëpronësi, synohet krijimi i parimeve të rregullta me kontrata përmbarimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Shqyrtohet Projektligji për banesat dhe lagjet në bashkëpronësi, synohet krijimi i parimeve të rregullta me kontrata përmbarimore
Kosovë

Shqyrtohet Projektligji për banesat dhe lagjet në bashkëpronësi, synohet krijimi i parimeve të rregullta me kontrata përmbarimore

admin
Last updated: 14/02/2024 14:53
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, këtë të mërkurë ka shqyrtuar Projektligjin për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.

Në mbledhjen e Komisionit të pranishëm ishin të pranishëm Fitore Pacolli – Kryetare e Komisionit, Isak Shabani-Kryesues i Grupit Punues, dhe anëtarët tjerë të Komisionit, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite u shqyrtua Projektligji nr.08/L-246 për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit më bashkëpronësi.
 Kryesuesja Pacolli tha se Projektligji për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi është shumë i rëndësishëm sidomos për qytete të mëdha si Prishtina, Peja, Gjakova etj.

“Ne sot po e diskutojmë këtë ligj në mënyrë që me u mundu me qenë i zbatueshëm. Isak Shabani Kryesues i ligjit punës tha “ligji i parë ka hy në fuqi në prill të vitit 2009 më pas është nxjerr ligji i ri në gusht sipas ministrisë se mjedisit gjatë zbatimit të dispozitave ligjore.”
Ajo tha se në vitin 2023 Qeveria ka sjell në Kuvend projektligjin e ri që ka 63 nene dhe ka për qëllim ti kryej detyrimet në administrimin e ndërtesës dhe lagjes në bashkëpronësi.
 “Dëgjimi publik është një mundësi e veçantë diskutimet dhe propozimet që do dalin nga ky takim do të vlerësohen”, shtoi  Pacolli.

Ndërkaq Ramë Hamzaj, përfaqësues i Ministrisë deklaroi se ky projekt ligj ka për qëllim ligjin që është në fuqi.
“Kemi shumë probleme në ndërtesat për bashkëpronësi ky projekt ligj e rregullon fushën e regjistrimit të ndërtuar para dhe pas luftës Përmes këtij ligji do thjeshtësojmë procedurat dhe të regjistrohen në regjistrin e komunave në bashkëpronësi dhe regjistrat e banorëve”.

Sipas tij këta banorë kanë mundësi deri te aplikimi i subvencioneve, duhet krijuar një mjet rezervë për me e bë mirëmbajtjen rregullimin e hapësirave të gjelbra.
“Disa banesa janë të prodhuara ilegalisht sepse nuk kanë certifikatë banimi, përmes këtij ligji rregullohet pjesa mobile ndaj parcelave të ndërtuara ne bashkëpronësi deri në mos ardhjen e konfliktit verbal si ka qenë ai i Prishtina- Parking. Me këtë projektligj synojmë parime të rregullta me kontrata përmbarimore. Sa i përket te pjesa e ngritjes së kapaciteteve në bashkëpunim me UP kolegji AAB, UBT ne mendojmë se në secilin qytet duhet të ketë administrator të cilët do merren me administrimin e banesave në bashkëpronësi”.
Sami Mehmeti drejtor kompanie tha se  në kushte ndërtimore janë të obliguar të sigurojnë për çdo njësi banesore,
“ 40 banesa ne jemi të obliguar të fusim 40 garazhda qe të krijojmë mundësi që të shiten varësisht në çfarë zone”.
Përfaqësuesi i Ministrisë, Hamzaj tha se kanë  obligim ligjor në ndërtesat në bashkëpronësi për hapësirat për këta banorë që të ndahet njësi për banorë të cilët kanë mundësi ti realizojnë takimet e tyre dhe nevojat.
“Mos shitja e këtyre pjesëve duhet ta shesin në njësi të veçantë. Themelimi i këtyre pjesëve duhet të jetë në dispozicion të këtyre qytetarëve kjo hapësirë duhet të iu takojë qytetarëve nuk duhet të shitet por të jete pjesë e bashkëpronësisë”.

Bajram Kazakiqi shtroi pyetje rreth ndërtesat që janë ndertuar para lufte tash janë të banuara.
“Nësë flasim për mirëmbajtjen e ndërtesave pastrimi, ky ligj si e rregullon e eleiminin ndërmarrjen banesore apo si?

Hamzaj tha se ne ligj ne e kanë përcaktuar  që të merren edhe me ndërtesat e ndërtuara para lufte, e që sipas tij këto ndërtesa duhet të ndërtohen më kadastër bashkëpronësi.

“Hapësirat duhet të jenë në bashkëpronësi të qytetarëve sipas normave që janë të rregulluara me ligj, duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve bashkëpronarëve. Kjo ndodh pasi të krijojmë zyrtarë përgjegjës për regjistrimin e tyre pastaj administrimi nga kush ndodh vendos kryesia e kuvendit të banorëve.”

Drita Shabani – Veprimtare dhe aktiviste tha se  hapësirat rreth ndërtesave në bashkëpronësi ka shtete që këtë e rregullojnë si pronësi të bashkëpronarëve ndërsa ka shtete që e rregullojnë në bashkëpronësi.

“Ndërtimi i bashkëpronësisë te ndërtesave të vjetra, ku këtu është e rëndësishme toka, ligji i planifikimit hapësinor, kadastër. Si do ta definojmë truallin funksional Te ndërtesat e vjetra janë privatizuar në një kohë tjetër nëse është e regjistruar dhe çdo gjë tjetër që nuk është individuale është bashkëpronësi. Nëse kemi dënime dhe penalizime kush nuk e respekton ligjin duhet të dënohet”.
Ndërkaq përfaqësuesi Hamzaj ia ktheu Shabanit se tek pjesa e regjistrimit nuk ekziston ndonjë bazë ligjore.
Te pjesa e regjistrimit të ndërtesave të vjetra ne e potencuam se gjatë këtij hartimi të ligjit kjo pjesë është pjesë e ndërtimit të ligjit dhe ato hapësira që i kanë pasur në kontratë ende nuk ekziston një bazë ligjore për këto ndërtesa. Ne kemi shkuar në procesin e administrimit ku ka ndërtesa që nuk janë të regjistruara por ka njerëz që jetojnë në to”
 Sipas tij në afat gjashtë muaj të bëhet regjistrimi i ndërtesave pastaj ata vetë qytetarët do vendosin se a do e vazhdojmë tutje administrimit fillimisht duhet arsimi të krijoj kurse në mënyrë që të mësojnë administrimit që do jetë më lehtë për qytetarët dhe komunat.

You Might Also Like

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës

Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo

Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz nga Kosova

Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

LVV, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA nuk kanë paguar gjobat, ato do të ndalen në mjete financiare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti pas deklaratës së O’Brien: Marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë duke u rrezikuar
Next Article Guardiola e krahason De Bruynen me verërat italiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?