By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shteti lulëzon kur llogaridhënia e përgjegjësia funksionojnë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Shteti lulëzon kur llogaridhënia e përgjegjësia funksionojnë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Shteti lulëzon kur llogaridhënia e përgjegjësia funksionojnë!

admin
Last updated: 21/03/2025 11:00
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 mars – Ajo për të cilën më së shumti kanë pasur nevojë qytetarët e këtij vendi ka qenë funksionimi i shtetit. Mungesa e vullnetit për jetuar në vend ka qenë kryesisht nga mos funksionimi sistematik i shtetit, ku pothuajse në çdo sektor kishte një kollaps e ngërç pa zgjidhje gjërat nuk shkonin si duhej. Por, kjo ndodhte për një arsye shumë të qartë nuk kishte përgjegjësi dhe askush nuk jepte llogari për të bëmat apo edhe mos të bëmat. Tani mesa ngjanë veprimet e fundit të kësaj qeverie po dëshmojnë të kundërtën, shkruan Zhurnal.

Mickoski: Do t’i hapim rastet për Spitalin Modular në Tetovë dhe Llaskarcën, do shkojmë deri në fund – O Maqedonia, o mafia

Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e djeshme në edicionin qendror të lajmeve në “Tema e Ditës”, deklaroi se do të hapen të gjitha rastet e mëparshme, duke përfshirë spitalin modular dhe aksidentin në Llaskarcë dhe shtoi se do të shkohet deri në fund dhe do të ketë përgjigje për atë që saktësisht ka ndodhur. Siç tha ai, ose do të fitojë Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët.

“Të gjitha këto raste që përmendët, do t’i ndjek nga afër. E di në cilën fazë janë dhe pres që Prokuroria ta zgjerojë hetimin shumë qartë dhe të identifikojë jo vetëm shoferin e autobusit apo drejtuesin e subjektit juridik, por të shohim edhe në cilin qendër testimi është është thënë se ai mjet ishte teknikisht i sigurt, kush e ka lejuar atë qendër të funksionojë ahstu siç ka funksionuar.

Pse në spitalin modular është ndryshuar ministria nga njëra në tjetrën gjatë procesit të prokurimit publik? Pse paska fajin kablloja? Kush e ka bërë projektin dhe a mungojnë ndoshta elemente, atje ku mendoj se mungojnë? Për të gjitha këto do të ketë përgjigje, do të ketë epilog. Nuk do të lëmë asgjë pas dore. Ju thashë, kemi nisur dhe nuk do të ndalemi. Tani do të shkojmë deri në fund.

Ose ata, ose ne. Në jetë ka vetëm dy mundësi, o ai, o ti. Nuk mund të mbijetojnë të dy. Ose do të mbijetojmë ne – Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët. Nuk ka më vend për të dy palët,” tha me vendosmëri Mickoski dhe shtoi:

“Kur vendos të hyj në një betejë, ose unë, ose kundërshtari. Nuk mundet të dy.”

Pas konstatimit të gazetarit se do ta mbajë për fjalë për këtë, kryeministri Mickoski u përgjigj:

“Po, më mbani për fjalë.”

- Advertisement -
Ad imageAd image

Llogaridhënia dhe përgjegjësia u dëshmuan në dy rastet e fundit –

Në tragjedinë e Koçanit brenda 24 orëve ka pasur veprime të menjëhershme për ta izoluar fajësinë. Viktimat nuk kthehen më, të lënduarit nuk shërohen më shpejt nëse gjendet fajtorët, por shërohet sistemi i kalbur i llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Prandaj, veprimi i menjëhershëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme drejt zbardhjes së plotë të rastit është e mira e kësaj të keqe kolektive.

Përmes zbardhjes sëë rasteve në kohë rekorde, qytetarët ndjehen më të sigurt dhe më të qetë për të jetuar në vend. Kjo mbase është edhe ppërgjegjësia e organeve të sigurisë për të garantuar siguri dhe qetësi, e kjo bëhet duke kërkuar përgjegjësi nga autorë të krimit dhe duke i detyruar të japin llogari për veprimet që bien ndesh me ligjet e këtij shteti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Rasti tjetër që ka qenë tragjedi në vete ishte vdekja e të riut nga Kumanova në Spitalin e qytetit ku sipas familjes ka ndodhur përshkak të pakujdesisë së mjekut që në infuzion i kanë shtuar analgin ndaj të cilit i ndjeri ka qenë alergjik. Kjo gjë nuk kaloi pa përgjegjësi dhe veprim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dje para mediave në qytetin e Kumanovës tha se pas shkarkimit të drejtorit të Spitalit të Kumanovës si masë tjetër e menjëhershme ka qenë formimi i Komisionit prej pesë mjekëve profesionit të cilët do të analizojnë në detaje dokumentacionet.

Kjo qasje e veprimit në kohë rekorde tregon përgjegjësinë dhe seriozitetin për zbardhjen e rastëve ku të dëmtuar mbesin qytetarët. Kjo praktikë e re e funksionimit ndikon pozitivisht në rikthimin e shpresës se edhe ky shtet mund të bëhet. Se edhe në këtë vend mund të jetohet, por assesi me qasjen kur vriten njerëzit, ndodhin vjedhjet, thyhen makinat, e çka tjetër në fund të ditës me lajmin se hetimet vazhdojnë e ky vazhdim është me afat të pa skaduar.

Kjo gjë nuk i shërbente as institucioneve të vendit e aq më pak qytetarëve të maltretuar dhe keqtrajtuar nga ky sistem i pistë që minonte dëshirën, vullnetin por edhe mundësinë për të parë perspektivë pozitive brenda vendit. Prandaj, tani kur shihet veprime që rikthejnë shpresën e të jetuarit në vend qytetarët do të mendohet më shumë se njëherë në mundësinë e parë që do ta kenë për ta lëshuar vendin.

Kujtojmë që, siguria është njëri nga kushtet themelore që duhet plotësuar për të garantuar një mirëqenie të mirë sociale. E për këtë pjesë ekzistojnë edhe organet e sigurisë që me kompetencat e tyre duhet ta garantojnë një gjë të tillë. Por, në Maqedoninë e Veriut ngjanë sikurse këto organe janë në gjumë e pasive në funksionim. Pasi ndodhin raste të shumta por përfundojnë pa zbardhje dhe pa asnjë epilog dhe kjo krijon ndjenjën e pasigurisë dhe frikës te qytetarët. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “E vërteta është me Kreshnikun”, bashkëshortja e ish-ministrit me status në FB
Next Article Largohen deponi ilegale në komunat Kisella Vodë, Qendër dhe Gjorçe Petrov

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?