By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtrenjtimi i energjisë elektrike po dëmton xhepat e qytetarëve!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Shtrenjtimi i energjisë elektrike po dëmton xhepat e qytetarëve!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Shtrenjtimi i energjisë elektrike po dëmton xhepat e qytetarëve!

admin
Last updated: 02/04/2024 19:59
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 prill – Kur jemi në vrazhdën e rritjeve të çmimeve pothuajse të secilit produkt edhe të atyre që janë bazike e elementare për jetesë, edhe EVN nuk ka qëndruar indiferente karshi kësaj situate të rënduar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në vend ka qenë 7.289 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 8.2% në krahasim me gjysmë vjetorin e parë. Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike është e papërballueshme për qytetarët të cilët janë në prag të varfërisë e nuk janë të paktë, për qytetarët që mezi po ia dalin të mbijetojnë me këtë krizë të shumëfish. Ajo që është e çuditshme është fakti që nuk ka qytetarë në vend që nuk ankohet për EVN-në duke shpreh pakënaqësi të mëdha kur vjen momenti që këto pakënaqësi të shprehen në formë të organizuar përmes protestave qytetarët janë pasiv dhe të heshtur, shkruan Zhurnal.

Energjia elektrike u shtrenjtua për 8.2%, qytetarët në gjumë dimëror – 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në vend ka qenë 7.289 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 8.2% në krahasim me gjysmëvjetorin e parë. Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët, përveç amvisërive, lëviz nga 6.756 deri në 12.393 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 36.858 deri në 48.300 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimi mesatar i shitjes me pakicë të gazit natyror për amvisëritë është 51.257 denarë për nm3.

Kjo rritje enorme e çmimit të energjisë qytetarët e Maqedonisë së Veriut i gjen në gjumë dimëror dhe mjaft indiferent, sidomos kur bëhen organizime të protestave përmes të cilave do të transmetohet pakënaqësia të gjithë heshtin. Ndërkaq, në përditshmëri vërshojnë ankesat se EVN funksionon me fatura paushalle, çmimi energjisë nuk është i realt e të tjera. 

Por, ky pasivitet dhe heshtje e qytetarëve nuk vjen vetvetiu por si rezultat i mos dëgjimit të zërit në vazhdimësi, pasi qytetarët kanë protestuar për raste të shumta për drejtësi për liri por që në fund kanë rezultuar me hiç, pasi shqiptarët vazhdojnë të dergjen burgjeve dhe rastet e montuara akoma janë të pa zbardhura. 

Kriza e shumëfish thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut-

Më shumë se gjysma e popullsisë mendon se Maqedonia e Veriut  nuk është në rrugën e duhur. Sipas sondazhit të fundit të Market Vision, rreth 60.25 për qind janë të bindur se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Vetëm 9.20 për qind janë shprehur pozitivisht, ndërsa 27.70 për qind e të anketuarve janë të mendimit se qëndron në vend. Të anketuarit nga përkatësia etnike maqedonase, në krahasim me të anketuarit e përkatësisë etnike shqiptare, në masë më të madhe besojnë se vendi po lëviz në drejtim negativ – 66,1% kundrejt 47,3%.

Si një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Maqedonia, për të cilën pothuajse gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 44,1 për qind kanë deklaruar se është varfëria, më konkretisht ekonomia, inflacioni dhe ulja e aktivitetit ekonomik. Në këtë periudhë të vështirë privimi, qytetarët duket se nuk shohin dritë në fund të tunelit. Çmimet e shtrenjta pas tregjeve, tregjeve, mirëmbajtjes nga 1 në 1, të anketuarit dhe pastaj e presin atë, edhe në një formë më të keqe. Mbi 80% besojnë se çmimet e produkteve vazhdojnë të rriten. Në të njëjtën kohë, 31.3% e të anketuarve presin që standardi i tyre i jetesës të përkeqësohet në gjashtë muajt e ardhshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kjo anketë tregon gjithashtu se krimi i shoqërisë maqedonase mbetet krimi, korrupsioni dhe mosfunksionimi i sistemit juridik. Pothuajse 30 për qind e popullsisë e ka dhënë këtë përgjigje. Një e dhënë më e frikshme është se shumica ose 87.1% e të anketuarve besojnë se korrupsioni në vend është në rritje, pra është më i lartë se vitin e kaluar. Krimi dhe korrupsioni ishin gjithashtu një nga pikat kryesore që Komisioni Evropian i vuri në dukje dhe paralajmëroi në raportin e tij, i cili sipas ekspertëve ishte një nga raportet më të këqija që ka marrë Maqedonia e Veriut.

Zbutja e nivelit të papunësisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sela i mori vulat, reagon Taravari: Ndryshimin nuk ka vulë që e ndalon!
Next Article Sapo nisi fushatën, ekzekutohet kandidatja për kryebashkiake në Meksikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?