By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shumica qeveritare nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për vazhdimin e afatit të pasaportave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shumica qeveritare nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për vazhdimin e afatit të pasaportave
Maqedoni

Shumica qeveritare nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për vazhdimin e afatit të pasaportave

admin
Last updated: 28/02/2024 16:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 shkurt – Me vonesë prej më shumë se dy orëve për shkak të problemeve teknike, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi seanca e 145-të plenare.

Deputetët nuk pranuan që në rend dite të seancës të futen ndryshimet në Ligjin për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilat VMRO-DPMNE propozoi shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, përkatësisht dokumentet e udhëtimit me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” të jenë të vlefshme deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së shënuar në dokumentin e udhëtimit, më së voni deri 12 shkurt 2024. Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se ndryshimi i Ligjit është i domosdoshëm për shkak se ka pasur shkelje të caktuar të së drejtës së garantuar me Kushtetutë të qytetarëve për lëvizje të lirë, gjegjësisht lirisë së lëvizjes të përcaktuar në nenin 27 paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Deputetët votuan për nevojën për të sjellë ndryshime në ligjet e paraqitura nga deputetët e LSDM-së, në mënyrë që, siç tha deputetja Sanela Shkriel, të kufizohet mundësia e rritjes së konsiderueshme apo të re të pagave të zyrtarëve.

U votua që të futen sërish në rend dite katër projektet strategjike të investimeve që u miratuan mbrëmë në seancën e qeverisë, të cilat u shpjeguan nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Me procedurë të shkurtuar do të miratohen propozim-ligji për realizimin e projektit strategjik investues MITILINEOS Stacioni kogenerativ Shkup, Propozim-ligji për realizimin e projektit strategjik investues “Parku solar Stipion” dhe Marrëveshja për projektin strategjik investues “Parku solar Stipion”. Propozim-ligji për realizimin e projektit investues strategjik AIM GREEN TECH dhe Propozim-ligji për realizimin e projektit strategjik investues termocentrali diellor – Pehçevë.

Ndër të tjera, në rend dite të kësaj seance është edhe zgjedhja e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa si pika 28 janë vendosur edhe ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit.

Seanca do të vazhdojë në orën 16, ndërsa është ndërprerë me kërkes të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Micevski. Ai gjithashtu reagoi se shumica në rend dite vendos ligje strategjike me procedurë të shkurtuar, në periudhë të zgjedhjeve të shpallura. Paralajmëroi se nëse Qeveria e re e udhëheqit nga VMRO-DPMNE do të analizohen të gjitha këto ligje, të cilat do të kenë implikime të konsiderueshme financiare. 

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski në pauzën paralajmëroi at hok koordinim për zgjedhjen e anëtarit të  Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për sot pasdite përveç vazhdimit të së seancës së 145-të, janë planifikuar edhe vazhdime të gjashtë seancave të tjera. Nëse ato mbahen, Kuvendi pritet të miratojë ligjet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Buxheti për veprimtarinë bazë të ASHAM-it më i ulët për 40 për qind, kryetari i ri Popov prezantoi programin vjetor
Next Article Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED) nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?