By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Si do t’ja bësh me ato 500 m2 që ke o Taulant që s’i ke deklaruar?” Balla i përgjigjet Shehajt: Vërtetoje dhe e lë që sot mandatin! S’jam maskara si ti që pastron para
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Si do t’ja bësh me ato 500 m2 që ke o Taulant që s’i ke deklaruar?” Balla i përgjigjet Shehajt: Vërtetoje dhe e lë që sot mandatin! S’jam maskara si ti që pastron para
Shqipëri

“Si do t’ja bësh me ato 500 m2 që ke o Taulant që s’i ke deklaruar?” Balla i përgjigjet Shehajt: Vërtetoje dhe e lë që sot mandatin! S’jam maskara si ti që pastron para

admin
Last updated: 28/11/2026 14:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nga Kuvendi, i tha Taulant Ballës se ai ka një apartament prej 500 metrash katrorë në Tiranë

“Mori një zagar të vetin që mban me para dhe tha padi kundër Agronit për vilën tha Taulanti, vilën. U bënë dy. Një emër ka, je ti, ti. Një emër, Taulanti. Flet Taulanti për pasuritë e mia, Taulanti. Taulant po si ia bën ti Taulant në dhomë e kuzhinë atje te kulla e madhe? Si ia bën o Taulant? Ë? Si ia bën? Si do t’ja bësh me ato 500 m2 që ke o Taulant që s’i ke deklaruar? Ëndrra e të gjithëve Taulant, ëndrra ime, ëndrra e shqiptarëve, ëndrra e atyre të rinjve që protestojnë është të jetojnë në një apartament në një shtëpi si e jotja atje, në atë kullën, kur del ti nga ajo kulla Taulant shikon Tiranën, të duket vetja mbret.

Të gjithë atë duan Taulant. Duan të jetojnë në mënyrë dinjitoze, por me punë Taulant, jo me vjedhje. Jo duke vjedhur qytetarët.  Dhe ku e gjen kurajën të merresh me pronat e mia, me pasuritë e mia? Unë kam punuar o Taulant. Kompanitë e mia Taulant kanë gjeneruar të paktën 200 milionë euro xhiro Taulant, xhiro. Ti s’ke punuar një ditë në jetën tënde o Taulant. I ke të gjitha të fshehura në prestanome. Dhe tani do të shkojmë edhe tek prestanomi yt Taulant”, tha Shehaj.

Balla e sfidoi Shehajn që të provojë deklaratën e tij, duke u shprehur se nëse rezulton e vërtetë, ai do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe nuk do të kthehet më në Kuvend.

Ai tha se është subjekt i deklarimit të pasurisë që prej vitit 2003 dhe se apartamenti ku jeton me familjen është blerë me kredi, të cilën, sipas tij, do t’i duhet ta shlyejë deri në vitin 2044.

“Ke dalë nga papafingoja e pallatit tënd dhe ke thënë që Balla ka një shtëpi 500 metra katrorë. Nëse del e vërtetë, unë jap dorëheqjen nga mandati i deputetit, iki nga kjo sallë dhe nuk vij më.

Nuk jam unë maskara si puna jote, sepse unë jam përballur, kam 21 vite në këtë sallë. Sikur të kisha një fije floku keq, më kishte vrarë Sali Berisha para teje. Sikur të kisha bërë një gabim të vetëm, unë të sfidoj.

Unë jam subjekt i deklarimit të pasurisë që në vitin 2003. Për atë apartament ku jetoj me familjen time, do të më duhet të punoj deri në vitin 2044 për ta shlyer me kredi. Kam edhe 18 vite të tjera për ta shlyer. Ai apartament nuk është i imi, por i bankës. Kur ta shlyej atë kredi, do të jetë shtëpia e fëmijëve të mi. Ti je matrapaz, ti pastron para, Agron Shehaj. Paratë e call center-ave i ke pastruar me vila.

Sa i përket të tjerave, ore zotëri, ja ku e ke grupin e PD-së. Ti hajdutët i bëre të dhënat e PD-së dhe në zgjedhjet e vitit 2025 u dërgoje SMS anëtarëve të PD-së dhe u kërkoje votën. Për këtë çështje, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të ka dënuar. Më sfido dhe më thuaj që nuk je i dënuar për këtë çështje.

Sepse ty në atë parti të futi Luli dhe kjo shifra 500 që thua për shtëpinë time, tre herë më të vogël, ty të ka ngelur nga Luli. O Agron, ma ka thënë Luli, ‘Agron Shehajn e futa në listë për deputet se më dha 500 mijë euro Dhe ti ke ardhur në politikë duke blerë mandatin. Ti hyre me para, bleve vendin me para. Dil e thuaj që nuk ia ke paguar Lulzim Bashës”, tha Balla.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabaku: Procesi i integrimit europian nuk duhet të përdoret si fasadë qeverisëse
Next Article Dibra me program të pasur festiv për 28 Nëntor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?