By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?
Shëndetësi

Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?

admin
Last updated: 14/02/2024 08:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar në diell janë orët e para të mëngjesit deri në orën 10:00 paradite dhe orët e pasdites pas orës 17:00 kjo për stinën e verës, orari midis orës 10:00 dhe 17:00 është i dëmshëm.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ne të mbyllemi brenda në këtë orar sidomos në plazh por të marrim masa mbrojtëse, duke qëndruar në hijen e çadrës apo pemëve, duke përdorur kremra mbrojtës për lëkurën tonë me SFP nga 30-50, syze, kapele.

Kujdes i veçantë duhet treguar ndaj fëmijëve që është shumë e vështirë t’i mbash nën çadër gjatë kohës së plazhit.

Nëse futen në ujë duhet të aplikojnë kremin solar para dhe pas daljes nga uji.

Çfarë i ndodh lëkurës sonë kur nxihet?

Gjatë procesit të nxirjes si rezultat i rrezatimit diellor emetohet një sasi energjie që përthithet nga qelizat melanocitare (qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë në lëkurë).

Kjo energji që përthithet nga këto qeliza nis një sërë procesesh fiziologjike që çojnë në prodhimin e melaninës e cila kapet nga qelizat e tjera të lëkurës duke u dhënë ngjyrë më të pigmentuar atyre, këto janë qeliza që migrojnë (lëvizin) nga thellësia e lëkurës deri në sipërfaqen e saj duke kryer ciklin e tyre fiziologjik deri në flakjen e tyre nga organizmi.

Kjo është edhe arsyeja që ngjyra që marrim në plazh nuk zgjat më shumë se 1-2 muaj gradualisht.

You Might Also Like

Vuani nga diabeti apo ulçera? Atëherë keni nevojë për vitaminën B12

Shkencëtarët thonë se ndërprerja e konsumimit të sheqerit është e lehtë

Nëse nuk po ju kalon gripi atëherë po bëni këto gabime

Ja çfarë të konsumoni për të ulur kolesterolin në gjak

Ky lëng i thjeshtë që kemi në shtëpi shëron mëlçinë menjëherë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trajtimet në kushte shtëpie kundër infeksionit në veshka
Next Article Gjërat që njerëzit produktivë bëjnë 10 minutat e para në zyrë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?