By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si përfitohet pensioni italian? Balla sqaron detajet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Si përfitohet pensioni italian? Balla sqaron detajet
Shqipëri

Si përfitohet pensioni italian? Balla sqaron detajet

admin
Last updated: 08/02/2024 08:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla ka sqaruar detaje të marrëveshjes për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali, nga e cila përfitojnë 500 mijë shqiptarë.

Balla u shpreh se kjo marrëveshje është realizimi i ëndrrës së shqiptarëve, ndërsa shtoi se tanimë me marrëveshjen e re, shqiptarëve do u njihen kontributet në të dyja vendet, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

“Duhet të ishte bërë më parë por i bashkëngjitet lëvizjes së lirë të njerëzve. Njerëzit ishin të lirë të lëviznin por jo të punonin sepse vitet e tyre të punës nuk do njiheshin.

Nëse nuk plotësoje kushtet minimale të kontributeve, 15 vite në Shqipëri dhe 10 vite në Itali. Realizimi i ëndrrës së shqiptarëve.

Llogaritjet janë standarde sikurse janë bërë në të gjitha vendet e botës. Kushtet janë këto: Shqipëria ka dy kushte për të dalë në pension, moshën 65-vjeç dhe minimumin e kontributeve 15 vite. Italia e ka moshën 67 vjeç dhe minimumi 20 vite.

Nëse një shqiptar ka minimumin 14 vite në Shqipëri dhe 19 vjet në Itali, pavarësisht nga mosha nuk merr pension në asnjë prej vendeve deri më sot. Ndërsa me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, ky person ka 33 vite punë dhe merr pension edhe në Shqipëri dhe në Itali”, tha Balla teksa ssqaroi më tej se në momentin që individi mbush 65-vjeç, do të paguhet për kontributin e dhënë në Shqipëri ndërsa në moshën 67-vjeç, për kontributin që ka dhënë në Itali.

“Kur mbush moshën 65 vjeç e merr pensionin në Shqipëri dhe i njihen 14 vite punë, dhe kur të mbushë 67-vjeç e merr në Itali për 19 vite kontribute. Pensionet do jenë të ndara, secila prej vendeve do paguaj pensionet përkatëse.

Nëse shqiptarët do dëshirojnë mund ti nisin pensionin në llogari rrjedhëse kontributet e tij, të cilat deri dje “vidheshin nga shteti” ndërsa sot i merr të kthyera në euro sipas kursit të konvertimit.

Pensioni shqiptar mund t’i niset qytetarit në Itali”, tha Balla.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konfiskohen afro 2 mijë euro të falsifikuara – përfshirë monedha 5 dhe 100 euro
Next Article Sot mblidhet Kuvendi / Votohet ligji për kthimin e basteve online, 23 deputetë të përjashtuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?