By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si po ju përshëndesin këtyre ditëve politikanët, me “mirdita”, apo me “selam”?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Si po ju përshëndesin këtyre ditëve politikanët, me “mirdita”, apo me “selam”?
EditorialMaqedoniTOP LAJM

Si po ju përshëndesin këtyre ditëve politikanët, me “mirdita”, apo me “selam”?

admin
Last updated: 14/03/2024 14:54
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 mars – Fushata ende nuk ka filluar si duhet, kurse qytetarët veçmë janë në hall. Ngado që sillemi, na përshëndet ndonjë politikan. Dikush me dorën në zemër, dikush dorën ngritur lart. Në qytet e në fshatra, në rrugë e në ‘sokak’ është e pamundur të mos takojmë ndonjë politikan i cili na pret për ta na treguar se sa shumë është përmalluar për të na parë dhe për të na përshëndetur. Domethënë jo që fushata nuk paska filluar si duhet, por ajo qenka futur në fazë të avancuar.

Përveç në emisione e në televizione, shumë politkanë këtyre ditëve i kemi edhe në sajfat e xhamive, ku bashkë me besimtarët falin namazin në muajin e shenjtë të Ramazanit. Nuk e lënë “besh vaktin”. A luten të ju falen gjynahet, apo luten që të fitojnë në zgjedhje këtë nuk e dimë dhe nuk guxojmë të hyjmë në gjynah me paragjykime. Sidoqoftë duart i ngrejnë lart për të bë dua edhe kur duhet edhe kur nuk duhet.

Sa më shumë pretendime kanë që të jenë në kreun e listave zgjedhore, aq më para gjenden në sjafet e xhamisë dhe anasjelltas. Flasin kundër Kinës e Rusisë, ia bëjnë me sy Unisë (Unionit Evropian). Uashingotnin nuk e heqin nga goja, thuajse prej tyre do të varet nëse Xho Bajdeni do të fitojë edhe një mandat presidencial, ose Donald Trumpi pas katër viteve do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. “Amelika, Amelika” jehon në të gjitha anët edhe pse kushtet e jetës që na kanë krijuar më tepër ngjasojnë sikur të jemi në “Aflika, Aflika”.

Na përshendetin edhe prej një kilometri larg. Më pak me mirdita, mirmrama e mirëmëngjes, më shumë me “selam”, sepse tash është Ramzan dhe duhet të tregojnë që janë agjërueshëm. Për vete kanë bë miliona, por tash aktrojnë modesti. Kur ishim ne n’zor për ta, nuk i gjenim askund. E tani kur ata janë n’zor për ne, po i shohim edhe edhe në kafenetë dhe çajtoret e mëhallës, jo vetëm në restorante e hotele luksoze, ku silleshin më herët para se të afrohen zgjedhjet.

Shoqërohen edhe me katunarët edhe me qytetarët. Nuk zgjedhin aspak. Me rëndësi është që të keni të drejtën e votës. “Vjen cjapi te kasapi”, para shumë kohe u kemi thënë, por nuk u besohej. Mendonin se për gjithmonë do t’i kenë kabinetet luksoze, e veturat zyrtare edhe më luksoze. Tash janë në hall dhe nuk dinë nga tia mbajnë. Na lusin, na bejnë e përbejnë, që tua japim votën. Kërkojnë hallallëk që nuk kna kanë kryer punë dhe premtojnë se sapo t’i fitojnë zgjedhjet, punën e parë që do ta bëjnë do të kryejnë punën tonë. Kërkojnë falje që sna e kanë hapur telefonin, sepse kanë blerë celular të ri dhe krejt numrat u kanë mbetë te celulari i vjetër, por premtojnë se tani e tutje nuk do të jetë ashtu. Edhe nëse i kërkojmë në ora dy apo tre të natës do të jenë në disponimin tonë për të na kryer shërbim. Premtojnë se do ta në përgjigjen edhe në mesinxher, ëhatsapp ose viber, kudo që do i thërrasim. Vetëm një zile nëse ua bëjmë, do të na thërrasin menjeherë.

Dyert e kabinetit do t’i kenë gjithmonë të hapura për ne. Edhe me kryetarin e shtetit me kan në takim kanë me nxjerr prej zyre, veç “për hatrin tan”. Rruga jonë që nuk është asfaltuar 20 vite, do të asfaltohet brenda dy muajve pas zgjedhjeve. Për kanalizimin dhe ujësjellësin as që bëhet fjalë, do ta rregullojnë sa çel e mbyll sytë, vetëm nëse fitojnë në zgjedhje. Por do të kalojë 8 maji dhe do të vjen shumë shpejtë 9 maji. Do të zgjohemi nga gjumi dhe do të shohim se gjithçka paska qenë një ëndërr e bukur, pastaj gjithçka do të vazhdon me avazin e vjetër në zhgjëndërrën tonë të papërmirësueshme./Zhurnal

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article LVV: Në veri vendosen tabelat e vendbanimeve edhe në shqip
Next Article Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot përgjatë kufirit Mali i Zi-BeH, një guri gjigant u rrokullis – për pak sa nuk përfundoi mbi një shtëpi në Gackë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?