By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si ta çosh burrin te terapisti – pa u grindur!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Si ta çosh burrin te terapisti – pa u grindur!
Life Style

Si ta çosh burrin te terapisti – pa u grindur!

admin
Last updated: 23/05/2025 08:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nuk është thjesht stereotip: shumë burra (shumë!) janë rritur me idenë se terapia është “për ata që s’janë mirë”

Kjo është jo vetëm e gabuar, por edhe e rrezikshme për çdo marrëdhënie që përballet me sfida.

Nëse ti e di që diçka nuk shkon dhe ai nuk pranon të hapë gojën për ta përmirësuar, atëherë duhet të veprosh ndryshe.

Psikologia klinike Jonice Webb liston disa mënyra se si mund ta bindësh partnerin të ulet përballë një terapisti – jo si “fajtor”, por si pjesë e një skuadre që po përpiqet të fitojë.

1. Siguroje që terapia nuk është një ferr i frikshëm

Shumë burra e shohin terapinë si një kuti që kur e hap, del gjithë kaosi i botës. Disa mendojnë se “nëse s’flas për problemet, ato s’ekzistojnë”. Jepi siguri që terapia nuk është për t’u grindur, por për të kuptuar njëri-tjetrin si partnerë, jo si armiq.

2. Ndihmoje të përballet me ndjenjat (të tuat dhe të tijat)

Burrat kanë ndjenja. Plot. Por janë rritur me idenë që s’duhet të flasin për to. U duket sikur ndjenjat janë të çuditshme, të papërshtatshme, madje edhe të rrezikshme. Thuaji që ti mund t’i përballosh ndjenjat e tij dhe se edhe terapisti është aty për ta bërë këtë proces më të lehtë.

3. Zbulo çfarë e pengon

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndoshta ai s’e sheh problemin që ti po e përjeton çdo ditë. Ndoshta vjen nga një familje që nuk fliste për emocionet dhe nuk e kupton rëndësinë. Në vend që të këmbëngulësh pa rezultat, kupto çfarë e pengon dhe pastaj puno bashkë me të për të thyer atë barrierë.

4. Prezanto shqetësimet e tua, jo “gabimet e tij”

Mos ia numëro problemet si në gjyq. Fol me kujdes dhe pa gjuhë akuzuese. Përdor fjalë si: “Unë ndiej se…”, jo “Ti gjithmonë…” apo “Ti kurrë…”. Qëllimi është të tregosh që dëshiron ta përmirësosh marrëdhënien për të dy, jo ta fajësosh.

- Advertisement -
Ad imageAd image

5. Merr përgjegjësitë e tua

Kur ti pranon gabimet apo sjelljet e tua të paqëllimshme, ai do ta shohë se terapia nuk është “salla e gjyqit për burrat”, por një hapësirë për të dy. Jep shembullin me veten – kjo është më bindëse se çdo ultimatum.

6. Pyete për dyshimet e tij dhe dëgjo me vëmendje

Kur ai të tregojë pse nuk do të shkojë, mos e ndërprit. Nuk ke pse të biesh dakord me të, thjesht të tregosh që je duke e dëgjuar me të vërtetë.

7. Jepi siguri me “garanci personale”

Shembuj:

“Të premtoj që s’do të të vë në siklet para terapistit.”
“Nëse ndihesh keq gjatë seancës, ma thuaj dhe ndalojmë.”
“Provoje vetëm 3 herë. Nëse s’funksionon, flasim sërish.”

8. Jep një ultimatum të butë (nëse duhet)

Nëse pas gjithë përpjekjeve s’ka asnjë ndryshim, thuaji me kujdes: “Nëse vërtet do që kjo lidhje të funksionojë, kemi nevojë për terapi”, citon Anabel.

9. Dhe nëse prapë nuk funksionon…

Po, ndodh. Dhe në këtë pikë duhet të mendosh për veten tënde. Ti ke të drejtë të kërkosh një lidhje të shëndetshme dhe të rritesh emocionalisht bashkë me partnerin. Nëse ai s’është gati të përballet me veten, ndoshta duhet të përballesh ti me të vërtetën.

Në fund të ditës, terapia është një akt dashurie, jo një ndëshkim.

Nëse ai të do, do të të dëgjojë. Nëse jo – atëherë është koha që të dëgjosh veten tënde.

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025
Next Article Marinada që e bën mishin të shkrihet në gojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?