By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si ta përdorësh uthullën e mollës për flokë dhe lëkurë të shkëlqyeshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Si ta përdorësh uthullën e mollës për flokë dhe lëkurë të shkëlqyeshme
Shëndetësi

Si ta përdorësh uthullën e mollës për flokë dhe lëkurë të shkëlqyeshme

admin
Last updated: 12/08/2026 09:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uthulla e mollës është një produkt i kuzhinës që bën mrekulli për flokët dhe për lëkurën. Që nga pastrimi i poreve, deri te heqja e erës së keqe të këmbëve, uthulla e mollës është një produkt që duhet pasur gjithmonë në shtëpi.

Lexoni disa përdorime që, me siguri, do t’ju vlejnë.

Zbut lëkurën

Hidh një gotë me uthull molle në vaskë dhe qëndro disa minuta në të. Jo vetëm që do ta ndiesh lëkurën më të zbutur, por edhe do të kurosh probleme të tilla si ekzema.

Pastron poret

Uthulla e mollës ka veti të balancojë pH-në e lëkurës dhe vepron si një pastrues i yndyrave të tepërta në lëkurë. Përzije një sasi të barabartë uthull dhe ujë para se të përdorësh kremin hidrant.

Shkëlqen flokët

Uthulla e mollës është e ideale për t’u dhënë shkëlqim dhe shëndet flokëve. Apliko pesë pika uthull (të përzier me ujë të ftohtë) dhe spërkat flokët, para se të dalësh nga shtëpia. Pa merak për erën, ajo do të largohet menjëherë, por flokët do të jenë gjithë shkëlqim.

Lufton zbokthin

Uthulla e mollës ka veti natyrore kundër zbokthit dhe mund të ndihmojë pastrimin e lëkurës së kokës. Nëse nuk e përdor shampon me uthull molle, atëherë përzije një filxhan kafe uthull me një litër ujë dhe shpëlaji flokët në fund. Pas kësaj, mbaje 20 minuta me peshqir dhe pastaj thaji flokët.

Pas depilimit

Me një copë pambuku të hollë, të lyer me uthull, dezinfekto të gjithë pjesën e depiluar. Uthulla është një anti-inflamator i shkëlqyer që eliminon skuqjen dhe po ashtu eliminon daljen e qimeve nën lëkurë.

Mjaft me erën e keqe të këmbëve

Uthulla është e njohur për të larguar erërat e këqija, por sidomos edhe për erën që mund të shkaktohet nga këpucët. Përzje një filxhan me uthull molle dhe katër gota uji. Pas 15 minutash era e keqe është larguar nga këmbët.

Maskë detoks

Për një maskë me të vërtetë detoks, përzje një lugë çaji uthull molle me një lugë çaji maskë balte (e bardhë, e zezë, e gjelbër). Përzierja me uthull balancon pH, ndërsa balta me ekstrakte të ndryshme heq papastërtitë nga poret.

Pastro furçat e grimit

Mund t’i pastrosh thjeshtë me një përzierje ujë e sapun, por uthulla e përzier me ujë do t’i dezinfektojë dhe do t’i pastrojë edhe më mirë.

You Might Also Like

Si t’i menaxhoni pushimet me fëmijët?

Kajsitë super të shëndetshme , por s’janë për të gjithë! Ja ç’duhet të keni kujdes

Përmirësoni trurin edhe pa pirë kafe

Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

Shega përmirëson kujtesën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ecja në shi ju bën më të shëndetshëm
Next Article Këto janë perimet mrekullibërëse për shëndetin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?