By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si të evitojmë sindromën e zemrës së thyer nga e cila humbi jetën shoferi i ambulancës në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Si të evitojmë sindromën e zemrës së thyer nga e cila humbi jetën shoferi i ambulancës në Koçan
Shëndetësi

Si të evitojmë sindromën e zemrës së thyer nga e cila humbi jetën shoferi i ambulancës në Koçan

admin
Last updated: 19/03/2025 18:35
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ile Gocevski, shofer i ambulancës nga Koçani, pas tragjedisë në diskotekën “Puls” ka punuar tërë natën pa pushim duke i transportuar të lënduarit dhe viktimat që kryesisht ishin persona të mitur dhe adoleshentë. Pas 40 orësh pune gjatë së cilës kishte parë skena që do të hynë në histori si tragjedia më e madhe në vendin tonë, ai është kthyer në shtëpi për të pushuar – por zemra e tij nuk ka duruar, shkruan Glamur.

“Jam shumë keq. Ai punoi 40 orë. Erdhi me një koleg dhe tha se ishte i rraskapitur. Kërkoi një infuzion që ta marrë veten, sepse duhej të kthehej në spital për të ndihmuar. Më tha se ishte i lodhur dhe shkoi të flinte. Mu duk pak e çuditshme që nuk u ngrit për katër ose pesë orë. Thjesht e ndjeva sikur diçka po më godiste me thikë dhe bërtita: “Ile, Ile!” Nuk u përgjigj…”, tha me lot në sy bashkëshortja e tij, Aneta Gocevska për Telegraf Serbia.

Edhe pse termi “zemër e thyer” shpesh përdoret në mënyrë figurative, bëhet fjalë për një fenomen të vërtetë mjekësor të njohur si “sindroma e zemrës së thyer” ose kardiomiopatia Takotsubo. Kjo është një gjendje që mund të shkaktojë një sulm në zemër, dhe zakonisht shkaktohet nga stresi ekstrem emocional.

Sipas Prof. dr. Miljko Ristiq, një kardiokirurg me famë botërore, kjo sindromë po bëhet një diagnozë gjithnjë e më e shpeshtë në mjekësi.

“Në situata stresuese, siç është humbja e një personi të dashur, vdekja ose një traumë e rëndë, trupi tajon sasi të mëdha të adrenalinës, që mund të jetë e dëmshme për zemrën. Ky hormon i ngushton arteriet, e kjo gjë e redukton qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojë sulm në zemër. Simptomat e kësaj gjendjeje janë dhimbje në gjoks, aritmi, ngulfatje…”, shpjegon Ristiq.

Edhe pse kjo gjendje tek të rinjtë nuk ndodh shpesh sepse enët e tyre të gjakut janë më të shëndetshme, ata sërish mund të përfundojnë tek kardiologu nëse kanë simptoma të rënda.

“Njerëzit që po kalojnë një stres të fuqishëm emocional duhet të provojnë të marrin një qetësues të lehtë. Nëse simptomat si dhimbja në gjoks dhe ngulfatja nuk qetësohen, këta persona duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore”, këshillon Ristiq.

Në mjekësi kjo sindromë është përmendur që nga viti 1991, ndërsa shpjegimet e para për shkaqet e saj janë dhënë nga psikiatri amerikan George Engel në vitin 1971. Sipas tij, sindromën e zemrës së thyer mund ta shkaktojnë disa faktorë, si:

vdekja ose humbja e një njeriu të dashur,
frika nga humbja e një njeriu të dashur,
trishtimi akut,
situatat e rrezikshme për jetën,
humbja e statusit,
një ribashkim ose një moment triumfi.
Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit me sëmundje kardiovaskulare janë në rrezik dukshëm më të lartë nga kjo sindromë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për fat të keq ishte pikërisht zemra e madhe e Ile Gocevskit, i cili ndihmoi pa u ndalur në momentet më të vështira, që nuk arriti ta përballojë peshën e tragjedisë që e tronditi mbarë rajonin.

Përndryshe kjo sindromë sot është më e shpeshtë tek femrat, ndërsa studimet tregojnë se femrat në menopauzë janë më të rrezikuara nga shfaqja e kësaj sindrome për shkak të rënies së nivelit të hormoneve estrogjene në gjak.

Disa mjekë shpesh e diagnostikojnë gabimisht këtë sindromë dhe e trajtojnë atë si sindromë koronare akute për shkak të simptomave të ngjashme dhe rezultateve të analizave të gjakut.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dallimi mes kësaj sindrome dhe sindromës koronare akute është kulminimi i shpejtë i markerëve kardiakë që mbeten në nivel të ngritur në gjak për një periudhë më të shkurtër kohore dhe rezultatet e angiografisë koronare që nuk tregojnë për një bllokim të enëve të gjakut në zemër.

Tek numri më i madh i personave nëse bëhet diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur, atëherë shërimi është i shpejtë dhe i plotë. Prandaj, nëse vini re ndonjë nga simptomat (dhimbje në gjoks, aritmi, ngulfatje) vizitoni mjekun pa vonesë.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit!
Next Article Vizitë zyrtare në Qendrën Ushtarake Mjekësore dhe Qendrën Klinike në Beograd

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?