By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen
Life Style

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

admin
Last updated: 28/03/2024 09:39
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Eh, kush nuk e ka ëndërruar ri-jetimin e një çasti nga e kaluara! Të ketë mundësinë të flasë me dikë që nuk jeton më, t’i hapë zemrën, t’i kërkojë falje, ta falënderojë ose thjesht t’i tregojë si është

Për fat të keq, koha nuk ndalet dhe as kthehet pas, por ka një mënyrë, ndonëse simbolike, për t’i dërguar fjalët tona tek ata, që nuk janë më mes nesh.

Kjo ide ka lindur në Japoni: një kabinë telefonike e vendosur në një vend të izoluar dhe të qetë, larg zhurmës dhe stresit të jetës së përditshme, për t’u lidhur me ata që nuk mund të përqafojmë më. Ky është telefoni i erës “Kaze no Denwa”, një projekt i cili filloi në Japoni, në vitin 2010 dhe që tani është i pranishëm edhe në Itali.

Është një përvojë prekëse dhe e thellë, pothuajse magjike.

Meqenëse mendimet e mia nuk mund të transmetoheshin përmes një linje normale telefonike, doja që ato të barteshin nga era.

Telefoni i erës është një shpikje e Itaru Sasaki, një projektuesi kopshtesh, i cili në vitin 2010 vendosi të instalojë një kabinë të vjetër telefonike në kopshtin e tij pas vdekjes së një prej kushërinjve. Sasaki përdori telefonin, i shkëputur nga çdo linjë, për të ‘biseduar’ me të afërmin e tij, si një mënyrë për t’u çmallur dhe për t’u ndierë më afër tij.

Sipas Sasaki, telefoni i erës nuk ka një vlerë specifike fetare, por është më tepër një mjet për të reflektuar për humbjen dhe jetën. Në një intervistë ai tha:

Në vitin 2011, Japonia u godit nga një tërmet i tmerrshëm dhe cunami që shkaktoi mbi 15,000 vdekje në rajonin Tōhoku, duke përfshirë mbi 1,200 vetëm në qytetin Ōtsuchi, ku jetonte Sasaki. Përballë kësaj tragjedie, Sasaki hapi telefonin e tij të erës për publikun, për t’u ofruar të gjithë atyre që kishin humbur dikë, mundësinë që të ‘telefonin’ të dashurit e tyre dhe të thyenin sadopak vetminë. Që atëherë, vendi është vizituar nga mbi 30,000 njerëz, të cilët kanë lënë firmat dhe mendimet e tyre në një fletore pranë telefonit.

Ideja e Sasaki-t ngjalli interes dhe admirim në mbarë botën. Në disa vende, si Kalifornia, Irlanda dhe Kolorado, janë krijuar kopje të kabinës telefonike, për të lejuar këdo të shprehë fjalët që nuk i ka thënë kurrë. Në Itali ka edhe një kabinë telefonike me erë, e cila është inauguruar më 21 dhjetor 2023.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Data nuk u zgjodh rastësisht, por përkon me solsticin e dimrit, një moment simbolik kalimi dhe rinovimi. Siç shpjegoi Marco Vanni, krijuesi i projektit italian, kabina u krijua për të nxitur një lidhje autentike me natyrën dhe universin, për të cilën të gjithë kemi nevojë në këtë çast të vështirë historik.

Projekti italian për të biseduar me ata që nuk janë më këtu ka pasur sukses të madh, si në rrjetet sociale edhe në vendndodhje, ku shumë njerëz kanë shkuar në kodrën ku ndodhet kabina për të folur dhe bërtitur emocionet e tyre.

Telefoni i erës është një mënyrë për të komunikuar me ata që nuk janë më këtu, por edhe me veten tonë. Është një mënyrë për të kujtuar, për të falur, për të dashuruar. Është një mënyrë për të dëgjuar zemrën dhe frymën tonë dhe për t’u ndierë pjesë e diçkaje më të madhe. Është një mënyrë për të thënë lamtumirë, por edhe për të përshëndetur.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shfryrja nuk do t’ju ndihmojë: Kjo është mënyra më e mirë për të menaxhuar zemërimin tuaj
Next Article Mot me shi, temperaturat shënojnë rritje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?