By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si t’i bindim fëmijët të hanë perime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Si t’i bindim fëmijët të hanë perime
Shëndetësi

Si t’i bindim fëmijët të hanë perime

admin
Last updated: 16/03/2024 13:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shumë prindër nuk mund t’i bindin fëmijët e tyre që të hanë perime. Bindjet dhe shpjegimet e shumta se perimet janë shumë të shëndetshme tek disa fëmijë nuk kanë fare efekt. Disa përdorin metoda si dhënia e parave ose shpërblimi.

Megjithatë, psikologët në universitetin Ghent në Belgjikë në hulumtimet e tyre kanë arritur në përfundimin se prindërit nuk duhet t’i shpërblejnë fëmijët e tyre kur t’i hanë perimet, por duhet gjithmonë t’ua ofrojnë nga e para, transmeton EO.

Në studimin e tyre morën pjesë 98 fëmijë parashkollorë. Fëmijëve iu ofruan 10 lloje të perimeve: lakër brukseli, bizele, kërpudha, kungull i njomë, spinaq, çikore, panxhar, lulelakër, kopër dhe purri (pras). Perimet u gatuan në dy mënyra: në avull dhe në ujë. Nga perimet çikoreja iu pëlqeu më së paku fëmijëve.

Hulumtuesit u dhanë fëmijëve çikore të gatuar në avull, dhe u thanë që të vendosin vetë se sa ta hanë, por nuk guxuan ta ndajnë vaktin me miqtë e tyre. Pas tetë minutash, fëmijët duhej të vendosnin nëse ushqimi ishte “njam-njam”, “ashtu-ashtu” apo “bahhh”. Në vlerësime u përdorën fytyra të vizatuara, të cilat i përfaqësonin ndjenjat e tyre.

Studimi zgjati një muaj, ndërsa shkencëtarët e kryen këtë procedurë dy herë në javë. Pas tetë javësh ata e kryen edhe një test shtesë të shijes.

Fëmijët u ndanë në tri grupe. Njërit grup të fëmijëve iu ofrua çikoreja disa herë pa inkurajim shtesë. Fëmijët e tjerë morën etiketa ngjitëse, lodra ose fjalë lavdërimi. Pas testit, rezultatet treguan se çikoreja u pëlqeu fëmijëve (81%) në grupin ku nuk kishte inkurajime, ndërsa në grupit që u shpërblye, ai numër ishte më i vogël (68%).

Ekspertët thanë: “Të gjithë prindërit e dinë se sa e vështirë është t’i bindësh fëmijët të hanë perime, ndërsa shumë prej tyre u ofrojnë shpërblime apo përparësi në qoftë se fëmijët i hanë. Rezultatet e studimit tonë treguan se më së miri është që fëmijëve t’u ofrojmë vazhdimisht perime dhe në këtë mënyrë një numër i madh i fëmijëve me kohë do t’i duan ato”.

Studimi u publikua në revistën Food Quality and Preference.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi
Next Article Bëni mirë të konsumoni kastravec, ja përse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?