By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si u zhbë hotel Dajti pa bërë zë: Çfarë s’ia bënë dot komunistët, ia bënë postkomunistët demokratë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Si u zhbë hotel Dajti pa bërë zë: Çfarë s’ia bënë dot komunistët, ia bënë postkomunistët demokratë
Bota

Si u zhbë hotel Dajti pa bërë zë: Çfarë s’ia bënë dot komunistët, ia bënë postkomunistët demokratë

admin
Last updated: 05/02/2024 11:42
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Gjerak Karaiskaj, specialisti i monumeneteve, specifikisht, njohësi më i mirë i kalave në Shqipëri, ka reaguar ndaj dufnxjerrjes së Artan Shkrelit lidhur me Hotel Dajtin, zhbërë nga të qënit Hotel Dajti, me pamje të re, por jo më me funksionin që kishte qëkurse u ndërtua nga italianët, më saktë nga mendja e Gerardo Bossios, njeriut që i dedikohet Tirana e re e stilit italian të viteve ’30-të.

Më të njëjtën keqardhje, Karaiskaj ofron një rezyme të asaj se ç’ishte Hotel Dajti dhe si u katandis deri në zhbërje të asaj që ishte dhe famës që gëzonte.

“Të gjitha komentet janë ‘pas pilafit’”, e nis ai një koment, duke vijuar më tek:

“Hotel Dajti nuk egziston më si monument. Pamja e jashtme është ajo që ka më pak vlerë në këtë monument. Atë që nuk e bënë dot komunistët origjinalë kur ishin në pushtet, sepse e ndjenin veten të ndrojtur, inferiorë dhe me komplekse para një arkitekture të këtij niveli botëror, e bënë postkomunistët demokratë.

Vlera më e madhe arkitektonike e këtij objekti qëndronte tek interieri. Holli, kafja, taverna, veranda në pjesën e pasme, salla kryesore etj., si dhe proporcionet dhe planvendosja e këtyre ambienteve në funksion të objektit si hotel.

Aq i përsosur ka qenë interieri i këtij hoteli sa që për arredimin e tij u ngarkua arreduesi më i mirë i Italisë së asaj kohe. Jo vetëm në kohën kur u ndërtua, por edhe sot ai mund të ishte një nga hotelet më tërheqëse në rajon. Se cilësia nuk varet nga madhësia dhe as nga lajle-lulet. Po të paktën na ngushëllon fakti se do të kthehet në zyra për militantë.

Prishja filloi nga taverna. Vendosën që hotelin ta shesin me pjesë si Ceken. Tavernën ia dhanë një fshatari ta menaxhonte me kërkesat moderne të kohës. Punën e parë që bëri hoqi pasqyrat, garderobën dhe ‘budallallëqet’ e tjera të italianëve, prishi ambientet ndihmëse dhe shkallët që të çonin lart tek kafja, duke i dhënë frymë lokalit dhe duke e përshtatur me ekonominë e tregut. Pastaj i dha një suvatim e një bojatisje që kishe qef të rrije(ironi).

Hoteli pati edhe nje fazë të dytë vlerësimi. Ky ishte një lloj pastrim-restaurimi. Me këtë rast dyert dhe mobiljet që u vlerësuan si të vjetra, përfunduan në Bathore. Por prapë dyshohej se nuk kishte vdekur. Duhej dhe një goditje në kokë siç bënin prokurorët dikur. Tani na e mori të keqen”, përfundon ai.

Kujtojmë se degradimi i Hotel Dajtit, një vepër ikonike e periudhës italiane dhe mbetur e tillë ndër vite, me famë dhe në kohën komuniste, nisi të degradohej nën qeverisjen Berisha, derisa u dha Bankës së Shtetit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dhe ndryshe nga lufta e një pjesë e artistësh apo e një pjese të shoqërisë civile për ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, italiane gjithashtu por jo e ndërtuar si teatër, për Hotel Dajtit nuk pati asnjë protestë, asnjë reagim civil.

Po ashtu, ajo kastë qeveritare që e zhbëri kurrë nuk dha një arsye pse, ndryshe nga kasta qeveritare që prishi godinën e vjetëruar të Teatrit Kombëtar, e cila gjithsesi kishte dhe ka një arsyetim estetiko-fiziko-kulturor se pse e bëri këtë.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nikolloski: Diaspora është e shqetësuar nga krimi, korrupsioni dhe kushtet e këqija në Maqedoni
Next Article Siguria kufitare përplas Bidenin dhe guvernatorin e Texasit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?