Shkup, 4 maj – Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot vendosi lule në kishën “Shën Spasi” me rastin e 122-vjetorit të vdekjes së të madhit Goce Dellçev, por edhe në profilin e saj në Fejsbuk shfaqi respekt për revolucionarin maqedonas.
Siç thekson Siljanovska Davkova, Dellçevi ishte dhe do të jetë pjesë e jona, e historisë, të tashmes dhe të ardhmes sonë.
“Me respekt të thellë, me rastin e 122-vjetorit të vdekjes së të madhit Goce Dellçev, vendosa lule të freskëta në shtëpinë e tij të përjetshme në oborrin e kishës ‘Shën Spas’. Dita e vdekjes së figurës më të shquar dhe më të ndritur të kauzës kombëtare revolucionare maqedonase, themeluesit të republikanizmit maqedonas, apostullit të VMRO-së, mësuesit Goce Delçev, na kujton sakrificën që bënë paraardhësit tanë që populli maqedonas të jetonte në vendin e vet në mënyrë që të mund të konkurronte kulturarisht me popujt e tjerë. Ai nuk pushon këtu rastësisht, në oborrin e kishës së bukur ‘Shën Spas’, në tokën maqedonase dhe nën qiellin maqedonas, por sipas amanetit të tij për t’u varrosur në shtetin e pavarur maqedonas. Goce Dellçevi ishte dhe do të jetë pjesë e jona, e historisë sonë, të tashmes dhe të ardhmes”, shkruan presidentja.
