By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova: Heshtja hapi rrugën për të keqen – duhet të mësojmë nga historia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova: Heshtja hapi rrugën për të keqen – duhet të mësojmë nga historia
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Heshtja hapi rrugën për të keqen – duhet të mësojmë nga historia

admin
Last updated: 28/01/2025 12:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Krakov, 28 janar – Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, para se të largohej nga Polonia, iu referua atmosferës që mbizotëroi në ceremoninë e shënimit të 80 vjetorit të çlirimit të Aushvicit.

Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar prania e rreth 50 ish të burgosurve të mbijetuar, në këtë aktivitet morën pjesë rreth 85, duke qenë se disa nga delegacionet shtetërore shoqëroheshin edhe nga të mbijetuar të kampit.

Ngjarja kryesore ishin dëshmitë e katër të mbijetuarve: Marian Turski, Janina Ivanska, Tova Fredman dhe Leon Vajntraub.

Presidentja Siljanovska-Davkova e cilësoi atmosferën si pikëlluese dhe të fuqishme. Politikanët heshtën, të mbijetuarit folën, me mesazhin se historia duhet të mbahet mend dhe kujtimet dhembin. Ajo theksoi se nga foltorja na kujtuan fjalët e aktivistes Eli Visel, cila tha se gjëja më e tmerrshme ishte indiferenca, heshtja, mosrezistenca. Të gjithë menduan se nuk do t’u vinte radha, por erdhi.

Presidentja e shtetit të Maqedonisë përshkroi natyrën apokaliptike të dëshmive. “Të dëgjoni se një fëmijë gjashtëvjeçar mendonte se ishte normale që fëmijët hebrenj të mendonin se duhet të vdisnin – është e tmerrshme”.

Presidentja vuri në dukje edhe rëndësinë e kujdesës. “Ata çdo vit, përveç ditëlindjes së tyre, festojnë edhe ditën e lirimit si lindje të re. “Dhe prandaj, të mbijetuarit na paralajmëruan se nuk është e mjaftueshme të ndjejmë keqardhje, nuk mjafton të manifestojmë empati, nuk është e mjaftueshme madje vetëm t’i mbajmë mend individualisht, por nëse dëshironi edhe kolektivisht, por duhet të paralajmërojmë dhe të mësojmë se nuk guxon të lejohet e keqja. Në fund, ajo që mendoj se asnjëherë nuk do të haroj – njëri nga të mbijetuarit tha se nuk është rastësi që fajin e kanë edhe ata që heshtën.

Siljanovska-Davkova theksoi edhe gjuhën e urrejtjes që ndonjëherë tolerohet ose vendoset fshehurazi në rrjetet sociale. “Në të vërtetë, rrjetet tona – të gjitha rrjetet, përveç vendeve ku ka sanksione të rrepta, janë të mbushura me gjuhë të urrejtjes. Pra, përsëri, disa njerëz, kur janë të fshehur, mendojnë se mund të thonë çdo gjë.

Presidentja e përshkroi ngjarjen si terapi kolektive dhe një mësim për njerëzimin: Nga më shumë se një milion të burgosur, vetëm rreth 7,000 i mbijetuan Aushvicit. “Është një pikë në oqeanin e jetëve njerëzore që nuk filloi, nuk lulëzoi, nuk vazhdoi kurrë.”

Së fundi, ajo tregoi edhe për gjestin simbolik të solidaritetit. “Me kolegen nga Sllovenia (Natasha Pirc Musar) dhe kolegun tim nga Mali i Zi (Jakov Milatoviq), vendosëm t’i ndezim qirinjtë së bashku, sepse rajonalisht na ka lidhur pikëllimi”, përfundoi Siljanovska-Davkova.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ESHR: Kontributet e paguara nga paga e Fondit pensional edhe në vitin 2023 nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar deficitin prej 33 për qind për pagesat e pensioneve
Next Article “Tirana Training Center”, Gonxhja: Trajnime për 400 studentë, fitime të mëdha ekonomike dhe turistike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?