Shkup, 21 maj – Po u them miqve të mi evropianë, po ashtu i thashë (Emanuel) Makronit, nëse thua se BE-ja është filozofi, e jo vetëm makineri apo simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, atëherë duhet t’ju kujtoj se nuk ka filozofi pa vlera dhe parime. Vlerat dhe parimet e ngulitura në aktet tuaja konstituive, se ju do të respektoni identitetin kulturor dhe kombëtar të çdo populli, dinjitetin dhe integritetin e çdo njeriu, ky është themeli i BE-së. Ndryshe, është vetëm një asociacion në kërkim të pushtetit dhe ndikimit në botë, tha sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
“Nuk e di nëse e presim Godon por kjo po bëhet maratonë”, theksoi Siljanovska Davkova në fjalimin e Forumit të tretë për diplomaci kulturore në sesionin “Shtete të vogla, ndikim i madh”, ballafaqimi me sfidat globale përmes multilaterizmit të përbashkët”, duke porositur se kultura është burimi më i fuqishëm i kombeve të vogla.
Diplomacia kulturore, siç theksoi, mund të ndihmojë në transformimin e shoqërisë, diplomacia kulturore ndërton ura rezistente ndaj spinave politike, populizmit, manipulimit dhe demagogjisë.
Sipas saj, pak njerëz në botë i dinë emrat e politikanëve të Maqedonisë, por shumë kanë dëgjuar për nënshkrimin unik të shtatë e tetë, kryeveprat e Çemerskit, filmat e Mançevskit, maqedonizmin e Trpçevskit,…
Siljanovska Davkova theksoi se çështja është se si të ndërtohet paqja midis shteteve sepse të fortët bëjnë atë që munden, ndërsa të vegjlit atë që duhet.
Mes pjesëmarrësve në debatin e sotëm të forumit janë edhe ish-presidenti, Gjorge Ivanov, ish-presidenti çek, Vacllav Klaus, ish-presidenti i AP të OKB-së, Vollkan Bozkir, Rozeta Epifani nga Kabineti i kryetarit të Këshillit të ministrave të Italisë dhe Henri Xhons, kryetar i SOFR Technologies dhe këshilltar i sekretarit shtetëror të Arkanzasit.