By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska Davkova: Në Kuvend duhet të maten fjalët, nuk është keq që njeriu të kërkojë falje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska Davkova: Në Kuvend duhet të maten fjalët, nuk është keq që njeriu të kërkojë falje
Maqedoni

Siljanovska Davkova: Në Kuvend duhet të maten fjalët, nuk është keq që njeriu të kërkojë falje

admin
Last updated: 04/03/2025 11:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, lidhur me debatin mes ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska dhe deputetes së LSDM-së Sllavjanka Petrovska gjatë pyetjeve të deputetëve thotë se në Kuvend duhet të maten fjalët dhe se, siç bëhet e ditur, nuk është keq të kërkojë falje njeriu.

“Shumë herë kam thënë në Kuvend t’i matim fjalët, veçanërisht burrat duhet t’i matin fjalët, sepse jam jo vetëm subjekt, por edhe objekt i ofendimit. Ne, veçanërisht gratë, duhet të kenë kujdes kur është në pyetje një grua tjetër. Dhe nuk është keq që njeriu të kërkojë falje, nuk është keq të thotë njeriu se ndoshta perceptimi nuk është i tillë, siç duhej të ishte, qëllimi nuk ishte qëllim i keq, kjo mendoj se do të sjellë tejkalimin e problemeve të tilla”, tha presidentja në pyetjen e gazetarëve, gjatë pjesëmarrjes në konferencën kombëtare “Bashkë jemi më të fuqishëm”.

Ministrja Dimitrieska Koçoska u përgjigj në pyetjen e deputetes Petrovska javën e kaluar në Kuvend lidhur me çmimet dhe standardin jetësor të qytetarëve.

“Nuk dua ta kthej këtë debat me ju në ndarjen e recetave, por herën tjetër që shkoni në market, ndërsa thatë se shkoni shpesh, merrni dhe krahasoni kohën e gatimit të asaj bizele të konservuar që ju duket e palogjikshme dhe tjetrës. Mund të mos ketë rëndësi për ju, por për një familje mesatare maqedonase është shumë e rëndësishme se sa kohë është ndezur shporeti. Në vend që të na jepni mësime për pazaret familjare, nuk do të ishte keq të dëgjonim qëndrimin tuaj për zvogëlimin e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve dhe pse VMRO-DPMNE nuk i ka përkrahur ato”, ia ka theksuar Petrovska Dimitrieska Koçoskës.

“Që të them e respektuar, duhet të meritoni respektin tim. Mbi çfarë baze flisni për nënat që kanë fëmijë dhe si e dini sa duhet të shpenzojë një familje shumë anëtarëshe? Jam nënë e dy djemve dhe e di shumë mirë se sa duhet të shpenzojë një familje me katër anëtarë. Sa për bizelet, edhe unë dua t’i blej edhe nga kanaçet, por nuk jam vetëm, jemi katër, ndaj bizelet e ngrira i blej në tregjet më të lira”, tha ministrja nga foltorja e Kuvendit.

Petrovska u përgjigj se nuk do të reagojë në ofendimet dhe porositi kolegen e taborit të kundërt politik se “nëse kishte një fund, ju e keni thyer atë”.

Pas debatit reagoi LSDM-ja opozitare prej ku kërkuan dorëheqje nga ministrja e Financave, ndryshime ligjore ose kod i cili do ta sanksionojë sjelljen diskriminuese në institucione, si dhe mbledhje urgjente në komisionin për diskriminim.

Ministrja Dimitrieska Koçoska, deklaroi se tema për incidentin me deputeten e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska për të ka përfunduar dhe se përqendrohet në punën e saj.

Në konferencë për media në Qeveri, ministrja theksoi se tashmë ka shprehur keqardhje për gjithë kontekstin. Sipas saj, populli ka tema më të rëndësishme. Ajo potencoi se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të ofendojë askënd, përkundrazi, siç tha, “ajo vetë e di këtë, por, kështu i duket tani të luajë viktimë”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Për mua tema është e mbyllur, po fokusohem në punën time, të cilën e kam përgjegjësi dhe kam kënaqësinë të shpall një numër rekord të investimeve në Maqedoni. Prandaj u pengoj, sepse punën time e bëj me themel, hap pas hapi. Rezultatet janë të qarta dhe të dukshme, janë në të njëjtën kohë të matshme. Nuk përjashtoj që të vazhdojnë të më sulmojnë, por edhe kjo është pjesë e punës që kam nderin ta udhëheq, t’i shërbej popullit tim dhe vendit”, tha Dimitrieska Koçoska.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Punësimet partiake larg duart nga institucionet arsimore!
Next Article Qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, mund të paraqesin ankesë në EVN brenda tetë ditësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?