By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova u drejtohet nxënësve të klasës së parë: Investoni te vetja!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova u drejtohet nxënësve të klasës së parë: Investoni te vetja!
Maqedoni

Siljanovska-Davkova u drejtohet nxënësve të klasës së parë: Investoni te vetja!

admin
Last updated: 01/09/2026 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – „Nuk ka investim më të mirë se ai në dije“, u tha sot presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nxënësve të klasës së parë, duke u uruar një fillim të suksesshëm të rrugëtimit të tyre shkollor.

Siljanovska-Davkova, së bashku me kryetarin e Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, mori pjesë në orën e parë mësimore të nxënësve të klasës së parë në Shkollën Fillore Komunale „Shën Kliment Ohridski“, me çka u shënua fillimi i vitit të ri shkollor.

Duke iu drejtuar nxënësve më të vegjël, presidentja i inkurajoi të mësojnë, të jenë kureshtarë dhe të bëjnë pyetje, duke theksuar se dija do t’i ndihmojë të jenë më të pavarur dhe të kuptojnë më mirë botën përreth tyre.

„Sa më shumë të dini, aq më shumë do të kuptoni, do të jeni më tolerantë dhe më të pavarur. Prandaj, investoni te vetja. Mësoni. Nuk ka mik më të mirë se libri“, u shpreh Siljanovska-Davkova.

Ajo i këshilloi nxënësit e klasës së parë të mos garojnë vetëm për nota, por mbi të gjitha për dije dhe sukses, të jenë kureshtarë e kritikë dhe të krijojnë miqësi me bashkëmoshatarët dhe mësuesit.

„Largohuni nga dhuna. Bëhuni miq me mësuesit dhe krijoni miqësi me nxënësit e tjerë“, u tha presidentja.

Siljanovska-Davkova, e cila ka lindur në Ohër, tha se edhe vetë do të dëshironte të kthehej në fëmijëri dhe të regjistrohej në një shkollë me një atmosferë dhe rezultate të tilla. Ajo foli gjithashtu për rëndësinë dhe vlerën e profesionit të mësuesit.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Levica: 11.5 miliardë denarë për EVN-në, qytetarët paguajnë edhe humbjet edhe fitimin
Next Article Georgievski: Komunistët maqedonas u shkëputën nga Jugosllavia për t’iu bashkuar Bullgarisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?