By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska në Samitin e NATO-s në Hagë: Kërkova të zhbllokohet zgjerimi i BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska në Samitin e NATO-s në Hagë: Kërkova të zhbllokohet zgjerimi i BE-së
Maqedoni

Siljanovska në Samitin e NATO-s në Hagë: Kërkova të zhbllokohet zgjerimi i BE-së

admin
Last updated: 26/06/2025 11:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – “Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të zhbllokohet”, bëri thirrje presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj dje në Samitin e NATO-s në Hagë.

Duke theksuar se pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, ajo bëri thirrje që ata të zhbllokojnë procesin e zgjerimit dhe të përfundojnë bashkimin e Evropës, sepse siç tha, integrimi evropian dhe euroatlantik i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një imperativ gjeopolitik dhe sigurie.

Duke kujtuar simbolikën e 26 qershorit – dita e nënshkrimit të Kartës së OKB-së në vitin 1945, e solidaritetit amerikan me Evropën gjatë Luftës së Ftohtë dhe e episodit të rënies së Jugosllavisë në vitin 1990, Siljanovska theksoi domosdoshmërinë e unitetit për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

Pas Samitit, ajo para mediave theksoi mesazhet që kishte dërguar.

“Më 26 qershir festohet 80-vjetori i Kombeve të Bashkuara. Ato nuk ishin vetëm një projekt antikolonial, por edhe një projekt paqeje. Por unë gjithashtu paralajmërova se më 26 filloi lufta në ish-Jugosllavi në vitet ’90 dhe se ky është një paralajmërim për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor, si i integruar në Bashkimin Evropian. Sigurisht, unë kërkova zhbllokimin e procesit tonë, përsëri me një kujtesë ose një paralajmërim – se nuk bëhet fjalë vetëm për parimin e zgjerimit dhe politikën e zgjerimit si të rëndësishme, gjë që do të kurorëzojë faktin famëkeq se gjatë gjithë historisë ne kemi qenë jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht dhe kulturalisht pjesë e Evropës – por siguria e rajonit është në rrezik, dhe përmes sigurisë së rajonit, siguria e Bashkimit Evropian dhe Evropës”, tha Siljanovska.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ju lutem pa dhurata”, kërkesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez për të ftuarit e tyre ‘dasmën e shekullit’
Next Article Ligjet e agjendës reformuese, Gashi: Besoj që nesër Kuvendi do të punojë frytshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?