By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Simfonia “e papërfunduar” e Elgarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Simfonia “e papërfunduar” e Elgarit
Kulturë

Simfonia “e papërfunduar” e Elgarit

admin
Last updated: 14/02/2024 14:58
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi (i pjesshëm): Telegrafi.com

Këtë muaj u bënë 90 vjet qëkur vdiq Edward Elgari i cili pas vetes la 130 faqe të skicave për Simfoninë e Tretë [Third Symphony]. Lufta e Madhe i kishte shuar energjitë e tij krijuese dhe më pas i kishte devijuar ato, ndërsa vdekja e gruas së tij në vitin 1920 dukej se parashikonte rënien e tij mendore. Nuk qëndroi kot gjatë viteve të fundit të jetës. Përveç kompozimit të shumë këngëve dhe disa aranzhimeve orkestrale, kompozoi dy vepra që edhe sot kujtohen: Severn Suite (1930) dhe Nursery Suite (1931) – kjo e fundit për mbretëreshën e ndjerë dhe motrën e saj, princeshën Margaret. Gjithashtu, në ato vite Elgari përfundoi një nga të bëmat më të rëndësishme të karrierës së tij muzikore: dirigjimin e trashëgimisë së incizuar të veprave të tij kryesore, që në shumë raste mbeten përfundimtare dhe zbuluese pothuajse edhe një shekull më vonë.

Në vitin 1932, Elgari më në fund pati arsye për të shtrirë talentin e tij të plotë në kompozimin e një vepre orkestrale në shkallë të gjerë. George Bernard Shaw, miku i tij dhe i përkushtuar ndaj muzikës së tij, e bindi BBC-në të porosiste simfoninë e tij të parë pas më shumë se dy dekadave. Por, Elgari ishte me shëndet të dobët dhe shpejt e kuptoi se do të vdiste para se ta mbaronte. Fakti që nuk i shkatërroi skicat, nga shumëkush u kuptua si shenjë se dikush do ta përfundojë simfoninë për të – siç supozohet se i ka thënë mjekut të tij, në shtratin e vdekjes.

Skicat do të dilnin nga e drejta e autorit 70 vjet pas vdekjes së kompozitorit dhe në vitet 1990 familja Elgar mendoi se do të ishte më mirë të autorizonte dikën të përfundonte veprën – përpara se të humbnin kontrollin mbi fatin e saj në vitin 2004. Kompozitori Anthony Payne kishte studiuar skicat që nga fillimi i viteve 1970; dhe, në vitin 1993, BBC i kërkoi atij të ndërtonte simfoninë. Kur familja dëgjoi për këtë iniciativë, kundërshtuan, por shpejt e ndryshuan mendjen dhe Payne i përfundoi të katër pjesët. Ai foli për “vrullin e papërpunuar dhe lirizmin magjik”. Dhe, sigurisht, është i jashtëzakonshëm zhvillimi në gjuhën muzikore të Elgarit – gjatë heshtjes së tij të gjatë simfonike: toni është vërtet i vrullshëm, por ka gjithashtu një ndjenjë agresioni që mungon nga veprat e mëparshme dhe me raste një ndjesi të dyshimit dhe dilemave.

Pjesa e dytë, një skerco, është më e lehtë dhe riciklon frazat nga Suite King Arthur e vitit 1923. Pjesa e tretë, një adagjio, është thelbi i veprës. Përsëri, gjuha muzikore i detyrohet shumë pak ditëve të lulëzimit eduardian, por sugjeron reflektimin e një plaku që mendon se ka parë më shumë tragjedi sesa triumfe. Finalja është ndoshta më “elgariane” dhe Payne mendoi se përfaqësonte “aksionin dhe dramën kalorësiake”. Përfundon duke u zbehur, një përfundim i duhur delikat për një vepër kaq të thellë.

BBC i materializoi paratë e veta, 66 vjet më vonë: simfonia pati premierën publike në Royal Festival Hall, në shkurt të vitit 1998. Në të gjitha vitet e mia të ndjekjes së koncerteve, nuk kam qenë kurrë në një ngjarje kaq të mahnitshme. Isha vetëm njëri nga shumë të tjerë në sallën e mbushur që e kishte kuptuar prej kohësh gjuhën e Elgarit; por, interesante ishte mënyra se si ishte tërhequr nga atmosfera kulturore e viteve para Luftës së Madhe dhe se si ishte riformuar për botën e fotografive që flisnin, për Depresionin e Madh dhe ngritjen e Hitlerit.

Të gjithë ishim dëshmitarë të një momenti historik. Debati vazhdoi për një kohë nëse vepra ishte “vërtetë” elgariane, por gjithmonë është përshkruar si skicat e tij të “përpunuara” – nga Payne i cili iu përkushtua sa më shumë qëllimeve të Elgarit. Simfonia e Tretë i detyron të gjithë të rimendojnë vlerësimin që kanë për kompozitorin, një vlerësim i konceptuar shumë shpesh nga krijimtaria e tij madhështor eduardiane. Kjo nuk është gjë e keqe, dhe falë Paynet vepra është pranuar si një nga simfonitë më të mëdha në kanunin anglez – gjë që është saktësisht e drejtë. 

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Janë duke u përmirësuar” – Peter Cech tregon se kur Chelsea mund ta fitoj titullin në Ligën Premier
Next Article Mercedesi prezanton bolidin me ngjyrë ndryshe për sezonin e ri të Formula 1 – Hamilton i emocionuar për sezonin e fundit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?