By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situata me zjarret mbetet kritike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Situata me zjarret mbetet kritike
Maqedoni

Situata me zjarret mbetet kritike

admin
Last updated: 14/08/2024 19:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Gjithsej 38 zjarre janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit, 24 janë shuar plotësisht, pesë janë nën kontroll dhe nëntë kanë mbetur aktive, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat Stojançe Angellov. Situata më kritike është në territorin e Makedonski Brodit.

“Zjarri që po digjet për më shumë se 20 ditë në territorin e Makedonski Brod, i cili përbëhet përgjithësisht nga dy krahë, njëri drejt Jasenit dhe tjetri drejt fshatit Belicë, është ende aktiv edhe pse zjarri në Jasen është vënë nën kontroll. Në shuarrjen e zjarrit morën pjesë punonjës para së gjithash të gjuetisë Jasen, ndërsa në anën tjetër, në anën e Belices, morën pjesë 20 pjesëtarë të Ushtrisë së Maqedonisë, zjarrfikës vendas, si dhe punonjës të Jasenit. Për fat të keq, ende po digjen pyjet me pisha në disa vende”, tha Stojançe Angelov, Drejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave.

Zjarri i dytë më i madh është në territorin e komunës së Pehçevës, i cili, edhe pse u vu nën kontroll dje, tani është përsëri aktiv, por Angellov thotë se autoritetet po monitorojnë situatën.

Zjarri është ende aktiv në malin Galiçicë, ku digjet si në anën e Ohrit ashtu edhe në atë të Prespës, dhe shkakton ankth të madh tek qytetarët, veçanërisht për shkak të tymit të dendur. Duke folur për seriozitetin e zjarreve, drejtori i QMK-së gjithashtu tha se lufta kundër atyre që i ndezin zjarret duhet të jetë e ashpër.

Ai tha se do të kërkohen ndryshime ligjore për të ndëshkuar ashpër ata që shkaktojnë zjarre nga neglizhenca.

“Edhe pse është neglizhencë, ne gjithashtu do të kërkojmë ndryshime ligjore shtesë për të ndëshkuar ashpër sjelljet e tilla që kërcënojnë jetën e njerëzve çdo ditë, shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore, por edhe dëme të mëdha materiale, si dhe shpenzimin e burimeve shtetërore dhe lokale për t’u marrë me këto zjarre”, theksoi Stojançe Angelov, Drejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave.

Që nga 17 korriku, policia ka reaguar në tetë raste në lidhje me piromanët që vunë zjarre në natyrë, dhe tre ditë më parë prokuroria vendosi gjithashtu një paraburgim tetë ditor për tre persona që nxitën një zjarr më 9 gusht në fshatin Patishka Rekë të Shkupit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nina Sherifovska, nëna e Edi, olimpistit i xhudos: Më duket sikur po eci mes dy botëve – krenarisë dhe kujdesit
Next Article Në kulmin e të nxehtit shumë qytetarë nuk respektojnë rekomandimet për mbrojtje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?