By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sjelljet e femrave që duhet të ndryshojnë deri në moshën 30-vjeçare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Sjelljet e femrave që duhet të ndryshojnë deri në moshën 30-vjeçare
Life Style

Sjelljet e femrave që duhet të ndryshojnë deri në moshën 30-vjeçare

admin
Last updated: 16/09/2024 08:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sjellja dhe pjekuria janë treguesit se një person është rritur dhe plotësuar.

Ja disa sjellje të femrave që në moshën 30-vjeçare nuk duhet të ekzistojnë më.

Eliminimi i tyre do të tregojë pjekuri, vlerësim dhe vetëbesim, si dhe do t’ju ndihmojë të ngjiteni në shkallët e karrierës, të zhvilloheni si individ si dhe të krijoni lidhje më të mira dhe afatgjata me njerëzit.

1. Të kritikoni veten në çdo foto që shkrepni – Kjo do të ta ulë dashurinë për veten. Duajeni veten për atë që jeni dhe pranoni defektet tuaja.

2. Të dyshoni në komplimentet që ju bëjnë apo mospranimi tyre – Përkundrazi në moshën 30 vjeçare i keni arritur disa gjëra në jetë dhe komplimentet pranojini me një buzëqeshje dhe një fjalë ” Faleminderit” në mënyrën më të natyrshme të mundshme. I meritoni!

3. T’i thoni vetes që dështoni gjithmonë në çdo gjë – Nuk ka mendim më negativ dhe shkatërrues të personalitetit të njeriut se kjo gjë. Vlerësoni çdo arritje tuajën dhe përpiquni të arrini më shumë. Dështimet janë pjesë e jetës, por ato nuk duhet t’u dekurajojnë, përkundrazi përdorini si mësime për të ardhmen.

4. Krahasimi i vetes me të tjerët – Krahasimi është një vdekje që i bëhet gëzimit dhe lumturisë. Çdo njeri është i ndryshëm dhe ka dhunti të ndryshme. Arritjet e të tjerëve nuk kanë pse ju stresojnë, përkundrazi merrni si shembull frymëzimi dhe shikoni gjërat tuaja pozitive që mund ti përdorni për të lulëzuar personalitetin dhe aftësitë tuaja personale.

5. Të thoni “po” kur në fakt mendoni për “jo” – Jeta është e shkurtër për të kënaqur dëshirat e të tjerëve. Fillimisht mendoni për atë që doni ju dhe më pas për të tjetër. Mos tjetërsoni personalitetin tuaj vetëm për të kënaqur të tjetër. Kjo nuk do ju çojë askund.

6. Të qëndroni me njerëz dhe miq që në fakt ju stresojnë – Ju keni të drejtën të zgjidhni personat që doni të qëndroni. Miqtë janë për të sjellë çaste lumturie dhe qetësie në jetën tuaj dhe jo t’u stresojnë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

7. Të nxirrni justifikime pse nuk jeni e dashuruar – Nuk ka arsye pse duhet të justifikoni jetën tuaj personale tek miqtë apo familjarët tuaj. Nuk duhet të qëndroni me një mashkull vetëm pse e pëlqejnë miqtë tuaj.

8. Të idealizoni të ardhmen – Ajo është e fshehtë për të gjithë dhe jeta vjen plot të papritura të bukura dhe të këqija. Mirëpriteni atë me pozitivitet dhe mendje të hapur në mënyrë që të përshtateni sa më lehtë. Idealizmi i diçkaje të paditur do ju sjell zhgënjime të mëdha në jetë.

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zakonet e mëngjesit që ju shëndoshin
Next Article Pirja e çajit shumë të nxehtë dyfishon rrezikun e prekjes nga kanceri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?