By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare
KosovëShqipëri

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare

admin
Last updated: 26/08/2026 18:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 gusht argument.mk/ – Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete të vendeve anti-shqiptare.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv, ku komentoi marrjen të pandehur të analistit Fatmir Sheholli në Kosovë, nën akuzat për spiunazh, për llogari të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Spahiu tha gjithashtu se shërbimet sekrete të huaja investojnë shuma të mëdha parash në politikanë të ndryshëm dhe në media në Shqipëri.

“Ka shumë informacione të klasifikuara që në Kosovë dhe Shqipëri, ashtu edhe në shumë vende të tjera, shërbimet sekrete investojnë në politikanë të ndryshëm dhe media. Ka ardhur momenti që Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë çdo funksionar të financuar nga shërbimet sekrete. Kosova dhe Shqipëria duhet që luftën ndaj spiunazhit, ndaj financimeve të shërbimeve antishqiptare, të mos e bëjnë të gjithën nëpër media. Duhen organet e specializuara të orientojnë një sistem, të ngrihet një infrastrukturë që të gjithë këta elementë të jenë të padëmshëm”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu theksoi se në Kosovë nuk janë vetëm 2 gazetarë që spiunojnë për llogari të Serbisë.

Sipas juristit, dëmi më i madh për Shqipërinë dhe Kosovën vjen nga funksionarë publikë, politikanë apo deputetë, që punojnë për llogari të agjencive serbe apo greke të inteligjencës.

Për Spahiun, spiunat duhet të jenë pjesë e ligjit të dekriminalizimit. Ai shtoi se duhet një legjislacion i veçantë në Shqipëri dhe Kosovë për të trajtuar çështje të tilla.

“Unë nuk mendoj që janë vetëm 2 gazetarë në Kosovë spiunë të Beogradit. Dëmi Kosovës apo Shqipërisë i vjen nga funksionarë publikë, nga politikanë, nga deputetë. Ne kemi publikuar dikur emra që politikanë të ndryshëm kanë ndryshuar kombësinë, që kanë deklaruar se nuk janë shqiptarë, por grekë, bullgarë e serbë. Ai kur e bën për një pension 320 euro, si të mos e bëjë për të marrë miliona euro. Sheholli dihet publikisht që është një spiun prej dekadash në Kosovë. Por nuk është rastësi që e nxjerrin para zgjedhjeve. Unë dyshoj shumë që Kosova të ketë vetëm problemin e 2 gazetarëve. Prandaj mendoj se jemi tamam në Kohë që Prokuroria, ministritë e drejtësisë, t’i paraprijnë me një legjislacion në të dy shtetet përkatëse. Duhet edhe një status i caktuar politik. Salianjin këta e kanë ndëshkuar politikisht që të mos jetë pjesë e eksponentëve politikë, për shkak të dënimit. Pra, duhen të jenë pjesë e ligjit të dekriminalizimit”, përfundoi Spahiu.

You Might Also Like

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

Arrestimi i Agasit, protestuesit ndalojnë te Policia e Tiranës

Abdixhiku: Emrat për president janë në përputhje me parimet e dakorduara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutuam për emra të veçantë, takimet do të vazhdojnë

20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa po lahej me miqtë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Shëndetësisë: 70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët
Next Article Kurti e Abdixhiku takohet sot për çështjen e presidentit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?