By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandali në koncert – CEO i përkohshëm i “Astronomer” flet për herë të parë pas dorëheqjes së Andy Byron
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Skandali në koncert – CEO i përkohshëm i “Astronomer” flet për herë të parë pas dorëheqjes së Andy Byron
Showbizz

Skandali në koncert – CEO i përkohshëm i “Astronomer” flet për herë të parë pas dorëheqjes së Andy Byron

admin
Last updated: 22/07/2025 08:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pete DeJoy, bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike “Astronomer”, ka marrë detyrën si CEO i përkohshëm pas dorëheqjes së Andy Byron, i cili u largua në mes të një skandali që mori shumë vëmendje publike.

Dorëheqja e Byron erdhi pas një videoje virale nga koncerti i “Coldplay” në stadiumin Gillette, ku ai u kap nga “Kiss Cam” në një moment të afërt me Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore në “Astronomer”.

Ajo që e bëri situatën më problematike ishte fakti se të dy janë të martuar dhe kanë familje.

Pete DeJoy

Pas publikimit të videos, reagimet në rrjetet sociale dhe në media ishin të shumta dhe tallëse.

Si pasojë e presionit dhe reagimeve publike, Byron dha dorëheqjen gjatë fundjavës, ndërsa vetë Kristin Cabot nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike deri tani.

Në postimin e tij të parë si CEO i përkohshëm, Pete DeJoy deklaroi në LinkedIn se kjo situatë ka sjellë një vëmendje të papritur për kompaninë, por gjithashtu edhe një mundësi.

“Nuk do ta kisha dëshiruar të ndodhte në këtë mënyrë, por është fakt që tani Astronomer është kthyer në një emër të njohur për shumë njerëz”, shkroi ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai theksoi se “Astronomer” është ndërtuar mbi përkushtimin dhe përballimin e sfidave të mëdha, nga fillimet në Cincinnati, te mbijetesa pas rrëzimit të bankës ku kishin të gjitha fondet, e deri te rritja nga 30 në 300 punonjës gjatë pandemisë.

“Kemi kaluar shumë, por jemi ende këtu, sepse jemi ndërtuar nga njerëz që duan të zgjidhin probleme të vështira dhe që punojnë me përkushtim të madh”.

DeJoy, i diplomuar në Bowdoin College, ka qenë pjesë e kompanisë që nga fillimi në vitin 2017. Ai u promovua në vitin 2023 si zv. president dhe më pas, në fillim të këtij viti, si shef i produktit.

Tani ai thotë se do të përqendrohet tek kujdesi për ekipin dhe te përmbushja e pritshmërive të klientëve.

“Astronomer ka ende një themel të fortë, të ndërtuar rreth komunitetit të zhvilluesve të Apache Airflow”, shtoi tutje. “Mundësia për të ndërtuar një platformë DataOps për epokën e inteligjencës artificiale është ende gjigante. Historia jonë është ende në fillim”.

Sipas “New York Post”, Astronomer ka mbledhur më shumë se 350 milionë dollarë nga investitorë të jashtëm që nga themelimi, përfshirë rreth 100 milionë vetëm disa muaj më parë.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbledhja me dyer të mbyllura, Rama kërkon lidership të ri për bashkinë e Tiranës! ‘Shkarkon’ Ristanin, si do të zgjidhen nënkryetarët e rinj?
Next Article Kufiri Kosovë-Serbi, KFOR-i: Kemi vendosur shenja paralajmëruese që të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?