By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sllaveski: Grupet e këshilltarëve do të mbështesin punësimet shtesë në “Higjienën Komunale” dhe mjete për riparimin e 30 autobusëve të NQP-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sllaveski: Grupet e këshilltarëve do të mbështesin punësimet shtesë në “Higjienën Komunale” dhe mjete për riparimin e 30 autobusëve të NQP-së
Maqedoni

Sllaveski: Grupet e këshilltarëve do të mbështesin punësimet shtesë në “Higjienën Komunale” dhe mjete për riparimin e 30 autobusëve të NQP-së

admin
Last updated: 22/08/2024 19:58
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Grupet e Këshilltarëve të Qytetit të Shkupit në seancën e ardhshme të Këshillit më 29 gusht do t’i mbështesin programet shtesë për punë në Higjienën Komunale për punësimin e rreth 120 personave, si dhe mjete për NQP-në me ridestinim nga një projekt tjetër me të cilat do të riparohen dhe vihen në funksion edhe 30 autobusë, deklaroi kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski.

Në takimin e sotëm për koordinim në Qytetin e Shkupit ku morën pjesë koordinatorët e grupeve të këshilltarëve Sllaveski theksoi se kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska ka ardhur me drejtorët e ndërmarrjeve publike Parqe dhe Gjelbërim, Higjiena Komunale Shkup dhe NQP Shkup, kompetentë për fushat të cilat janë të më rëndësishme në Shkup pastërtia në qytetin e Shkupit dhe transporti publik. Drejtorët e Higjienës Komunale dhe Parqe dhe Gjelbërim duke e marrë parasysh se janë të rinj në funksion, vetëm 10-të ditë, nuk kanë mundur të japin përgjigje konkrete në pyetjet, dhe ka mbetur këshilltarët të informohen për pyetjet që i parashtruan.

“Në takimin nga ndërmarrjet publike ishte theksuar se u nevojitet leje për furnizim të mekanizmit të ri, pajisje etj. Unë kam vërejtur se planet e tyre investuese janë miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit që në fillim të vitit, si dhe në vitet paraprake dhe parashtrohet pyetja ç’farë kanë bërë kur na tregonin se mesatarisht automjetet dhe pajisja janë të vjetra mbi 20 vjet ndërsa në disa grupe edhe 30 vjet”, thotë Sllaveski.

Në lidhje me transportin publik në Qytetin e Shkupit, tha se edhe në takimin të hënën është konstatuar se në plan të shkurtër nuk mund të bëhet furnizimi i autobusëve të rinj të cilat mund ta rrisin parkun vozitës, por edhe se një pjesë e madhe e parkut vozitës është jofunksional. Ai përsëriti se nga Qeveria është shprehur gatishmëri se një pjesë e mjeteve që nuk janë shfrytëzuar ndërsa janë destinuar për projektet infrastrukturore në Qytetin e Shkupit sërish të transferohen në llogarinë e Qytetit të Shkupit për riparimin e një numri të caktuar të autobusëve që nuk janë në funksion, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sepse këtu kemi dy data kyçe, njëra është 1 përkatësisht 3 shtatori kur është fillimi i vitit shkollor, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe një pushim i vogël derisa studentët të kthehen në fakultete. Sipas vlerësimit të drejtorëve madje 30 autobusë mund të riparohen dhe të vihen në funksion nëse bëhet kjo marrëveshje rreth transferimit të mjeteve nga ana e Qeverisë dhe fillimi i servisimit të atij borxhi prej tetë milionë euro që Qeveria paraprake e bëri ndaj NQP-së”, tha Sllaveski.

Ai shprehu pritje se nga 1 shtatori transporti publik në qytet do të funksionojë, por jo optimal ashtu siç dëshirojmë.

“Nuk ka procese të bllokuara në Këshillin e Qytetit të Shkupit, nëse bëhet fjakë për bllokim është vetëm për një program, të cilin e përmenda, të mundësohen 120 punësime të reja në “Higjienën Komunale”. Kuptohet do t’i shqyrtojmë edhe programet tjera të cilat janë miratuar”, tha Sllaveski në pyetjen e gazetarëve nëse nga 29 gushti do të zhbllokohen punët në Qytetin e Shkupit.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili sot u bëri thirrje këshilltarëve t’i mbështesin planet e Qytetit të Shkupit, Sllaveski përsëriti se deri tani nuk është votuar vetëm Programi për aktivitete shtesë për “Higjienën komunale”, për punësime sezonale shtesë të 120 punëtorë. Ai beson se edhe me shifrën e tanishme kjo NP mund të funksionojë mirë.

Në buxhet mungojnë 8 milionë euro për ta shlyer borxhin, e krijuar në vitet paraprake për transportin publik të studentëve, tha Sllaveski dhe plotësoi se ekziston arsyetim për ta bërë atë në mënyrë të njëpasnjëshme.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Durmishi – Zekolli: U gëzuam që rruga Prizren – Tetovë është prioritet i qeverisë së re
Next Article Haradinaj paralajmëron veteranët për kidnapime e ekstradime në Serbi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?