By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Smart City në shkolla, Lamallari: Përfundon instalimi i kamerave inteligjente në gjimnazin “Qemal Stafa”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Smart City në shkolla, Lamallari: Përfundon instalimi i kamerave inteligjente në gjimnazin “Qemal Stafa”
Shqipëri

Smart City në shkolla, Lamallari: Përfundon instalimi i kamerave inteligjente në gjimnazin “Qemal Stafa”

admin
Last updated: 27/08/2026 15:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 gusht, argument.mk/ – Viti i ri shkollor, i cili nis më 14 shtator, pritet t’i gjejë nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë nën masa të shtuara sigurie, përmes kombinimit të pranisë fizike të oficerëve të sigurisë dhe sistemeve inteligjente të monitorimit.

Përmes projektit Smart City, në këtë shkollë ka përfunduar instalimi i kamerave dhe pajisjeve inteligjente, të cilat synojnë evidentimin e rasteve të paligjshmërisë dhe rritjen e sigurisë në ambientet e shkollës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një vizite në gjimnaz, tha se “Qemal Stafa” është ndër shkollat e para që përfiton nga zbatimi i programit Smart City, i cili kombinon teknologjinë e avancuar me përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Transformojmë sigurinë publike në vend përmes projektit Smart City. Në gjimnazin “Qemal Stafa” ka përfunduar instalimi i kamerave dhe pajisjeve inteligjente për të detektuar çdo paligjshmëri. Viti i ri shkollor nis më i sigurt për nxënësit, mësuesit dhe prindërit”, tha ai.

Sipas Lamallarit, sistemi i ri do të ofrojë një nivel më të lartë sigurie për nxënësit dhe mësuesit, ndërsa do t’u japë më shumë qetësi edhe prindërve.

“Jemi për të parë nga afër pikërisht fillimin e zbatimit të programit Smart City për sigurinë në shkolla, ku gjimnazi “Qemal Stafa” dhe nxënësit që e frekuentojnë atë do të jenë ndër të parët që me të vërtetë profitojnë pikërisht nga siguria e shtuar përmes përdorimit të teknologjisë më të avancuar që shfrytëzohet nga programi Smart City, e kombinuar kjo me përdorimin e inteligjencës artificiale”, u shpreh ministri.

Lamallari theksoi se teknologjia e re do të funksionojë krahas oficerëve të sigurisë në shkolla. Në gjimnazin “Qemal Stafa”, sipas tij, janë të angazhuar aktualisht dy oficerë sigurie.

“Kjo nënkupton më shumë siguri, jo vetëm për nxënësit, por edhe qetësi për prindërit e këtyre nxënësve, të cilët tashmë janë sigurisht nën mbrojtjen e këtij programi. Kjo i shtohet përpjekjeve të qeverisë shqiptare, krahas oficerëve të sigurisë në shkolla, dhe aktualisht në këtë gjimnaz kemi dy oficerë, të cilët së bashku me teknologjinë e avancuar tashmë, nga data 14 shtator ku fillon dhe viti i ri, ne i urojmë vetëm suksese dhe për sigurinë, sigurisht është përgjegjësia jonë”, tha ai.

Drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa” vlerësoi mbështetjen për forcimin e sigurisë në shkollë.

“Edukimi cilësor ecën më së miri edhe me mjedise më të sigurta, të cilat në shkollën tonë janë krijuar më së miri”, u shpreh ajo.

Zbatimi i teknologjive të reja të sigurisë në shkolla synon të krijojë një mjedis më të mbrojtur për nxënësit dhe mësuesit, duke i dhënë prindërve më shumë siguri dhe besim në nisjen e vitit të ri shkollor.

You Might Also Like

Kjo është familja shqiptare që humbi tre fëmijët në Amerikë

Klevis Qose zhvillon takim me këshilltaren e FBI-së pranë SPAK për krimin e organizuar

Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës, procedohet Arjan Asimi në Maliq!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidenca: Alqi Bllako nuk ka qenë dhe nuk është këshilltar i Presidentit
Next Article Haradinaj ngushëllon familjen Merlaku për ndarjen nga jeta të nënës Xhyle
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?