By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SMS-at e Shaqir Fetahut drejtuar funksionarëve për heshtjen e “skandalit” për propagandë, nuk do t’i ndihmojnë, vetëm dorëheqja shpëton Fetahun !
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > SMS-at e Shaqir Fetahut drejtuar funksionarëve për heshtjen e “skandalit” për propagandë, nuk do t’i ndihmojnë, vetëm dorëheqja shpëton Fetahun !
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

SMS-at e Shaqir Fetahut drejtuar funksionarëve për heshtjen e “skandalit” për propagandë, nuk do t’i ndihmojnë, vetëm dorëheqja shpëton Fetahun !

admin
Last updated: 14/09/2024 15:37
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shtator – Drejtuar Bashkësisë Fetare Islame për “Skandalin” e zbuluar nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal me kamionin e konfiskuar nga Doganat, që ka qenë i evidentuar si kamion me ndihma humanitare për Bashkësinë Fetare Islame i cili është ndër “skandalet” më të ndjeshme që kemi shkruar e që në fakt bëhet fjalë për dyshime të kontrabandës në emër të humanizmit. Kamioni zyrtarisht është deklaruar se bartë ndihma humanitare, mirëpo atë që kanë hasur doganierët gjatë kontrollit, i ka lënë gojëhapur.

Siç ka shkruar edhe para disa dite Agjencia e lajmeve Zhurnal, burime nga ky institucion thonë se Doganat e Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar një kamion me mallra që ka pasur destinacion përfundimtar BFI-në, nën dyshimin se bëhet fjalë për kontrabandë.

“Në vend të ndihmave humanitare, kamioni ka qenë përplot me aparate të shtrenjta për prodhimin e akulloreve, aparate të shtrenjta për kafe, prodhime të shtrenjta firmato tekstili, pllaka për banjo e kuzhina me cilësi të lartë dhe me çmim marramendës. Kemi një rast klasik të kontrabandës në emër të humanitetit”, thanë burime nga BFI për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.

Por, përse heshtin nga Bashkësia Fetare Islame për propagandën kur tashmë për institucionet shtetërore ky rast është një ndër skandalet më të mëdha që nga pavarësia e vendit e që nuk mund të tolerohet pa u ndëshkuar ashpër pasiqë BFI si institucion fetar duhet të jetë shembull për qytetarët dhe të mbajë duart larg nga mito, korrupsioni dhe punë të pista, përkundrazi duhet të promovojë tolerance, humanizëm dhe vlera të larta shoqërore.

Nga ajo që po flitet deri më tani e që Rijaseti tenton të heshtë për këtë “skandal”, pyetemi se si është e mundur që i dyshuar kryesor në këtë rast apo “skandal” mund të jetë pikërisht kreu i BFI, Shaqir Fetahu i cili dyshohet se po bën dhe propagandë në emër të BFI?

Në fakt, gjithkund në një botë demokratike dhe me vlera dorëheqja është një nga opcionet e para që mendohet e në këtë rast Fetahu as nuk e ka menduar si duket këtë por duhet rikujtuar se ai duhet të lëshojë postin e kreut të BFI-së urgjentisht, për të shpëtuar institucionin e BFI nga prishja e imazhit tek qytetarët dhe më gjerë.

Edhe përkundër insistimit të tij të mos largohet, dorëheqja është e pashmangshme sepse institucionet shtetërore nuk do të heshtin për skandalin e zbuluar, propagandën që është zënë nga Doganat e vendit.

Nga BFI, zyrtarë që për momentin insistojnë të mbesin anonim thonë se kreu i BFI-së, cdo ditë po dërgon SMS-sa duke kërkuar ndihmë nga autoritetet politike. Por burime tona nga funksionarët thanë se ky “skandal” nuk ka për tu heshtur, por i njejti pas përfundimit të hetimit , do të zbardhet në tërësi.

“Nuk ka mbetur derë ku nuk ka trokitur Shaqir Fetai me disa njerëz të kabinetit të tij për ta shpëtuar veten e vet nga ky skandal, por nuk ia ka dalur. Të gjitha dyert i ka të mbyllura dhe tani pritet që rasti të marrë përmasa të mëdhaja, sikurse vetëm ka marë, pasiqë institucionet përgjegjëse janë shumë serioze kur bëhet fjalë për kontrabandë të tillë dhe po e kryejnë punën me përgjegjësinë më të lartë, që kontrabandistët në BFI të dalin para organeve të drejtësisë dhe të japin llogari për skandalin në fjalë”, thonë ata në kushte anonimati.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por, ne i apelojmë që Shaqir Fetahu të mos shkruaj SMS-sa politikanëve në pushtet për shpëtimin e tij, por të pranoj fajin dhe të del publikisht të kërkoj falje dhe të jep dorëheqje nga kreu i BFI-së sepse feja nuk lejon e nuk toleron mëkate të tilla në emër të saj dhe besimtarëve.

Heshtja zyrtare në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, aspak nuk po e zvogëlon, por vetëm po e thellon skandalin në fjalë. Ashtu siç e kanë përshkruar burimet tona mallin e konfiskuar, bëhet fjalë për pajisje të kompletuara për një ëmbëltore, ose siç thuhet ndryshe “ice caffe”.

Por nëse ndodh që të ketë edhe në vazhdim heshtje nga kreu i BFI dhe institucioni në fjalë, së shpejti pritet të ketë edhe protesta pranë BFI-së nga ana e besimtarëve musliman.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ky institucion duhet të lirohet nga Shaqir Fetahu për të cilin ka shumë dyshime për keqpërdorimin e pozitës.

Ndryshe, Agjencia e lajmeve Zhurnal ditë më parë ka dërguar edhe pyejte në adresë të BFI që ende nuk kemi marrë përgjigje.

Të nderuar,

Po ju dërgojmë disa pyetje lidhur me informacionin për kamionin e konfiskuar nga dogana të paraqitur si kamion me ndihma humanitare, e ku janë zbuluar gjësende të shtrenjta e luksoze. Ju inkurajojmë që të përmirësoni transparencën tuaj dhe të merni guximin të përgjigjeni në pyetjet tona:

Nëse informacioni është i saktë, ashtu siç e kanë konfirmuar burimet tona brenda BFI, ju lutemi të na tregoni a bëhet fjalë për tentim kontrabande, apo keni filluar që edhe aparate të shtrenjta për kafe e akullore të dhuroni si ndihma humanitare? Apo, mos ndoshta malli i konfiskuar zbulon plane eventuale të kryetarit të BFI ose ndonjë zyrtari tjetë për të hapur dyqan për akullore pasi të shkarkohet nga posti?
A është ftuar në polici ose prokurori ndokush nga BFI lidhur me rastin?
A ka filluar BFI hetime të brendshme lidhur me ketë rast?
A është ky rasti i parë, apo ka pasur të ngjashëm edhe në të kaluarën?”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Saranda Imeri Stafai: VLEN MBULON TURPIN E BDI -së
Next Article Aktorët dhe fansat festojnë 40-vjetorin e serialit televiziv “Miami Vice”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?