By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: “Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: “Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot”
Kulturë

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: “Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot”

admin
Last updated: 14/09/2024 16:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nëse do të përmendnim “La Ciociara”, kujt nuk do t’i kujtoheshin britmat e Cesirës. Dhimbja dhe pafuqia e një nëne të përdhunuar së bashku me vajzën e saj 12 vjeçare, nga një grup ushtarësh afrikano- veriorë të Ushtrisë Çlirimtare.

E kemi fjalën për ikonën e kinematografisë Sophia Loren, një vajzë me bukuri të mahnitshme dhe njëkohësisht shumë e turpshme.

Loren fitoi Oscarin vetëm në moshën 28 vjeçare, por nga ndjesia e thellë e turpit dhe emocionet e forta nuk u ngjit vetë në skenë të merrte çmimin, sepse e sigurt që do t’i kishte rënë të fikët siç shprehet ajo.

Diva e kinematografisë italiane vetëm për pak ditë feston 90 vjetorin e lindjes, saktësisht më 20 shtator. Po ashtu feston edhe 74 vite karrierë. Akademia e Filmit në Los Angeles do t’i bëjë një nderim me një retrospektivë të të gjitha sukseseve të saj.

Ajo ka pasur një jetë të vështirë. Ishte vajza e një pianisteje të bukur dhe moderne për kohën, Romilda Villani. Pas jetesës në Romë, Loren bashkë me nënë dhe motrën Maria u zhvendosën për të jetuar në Pozzuoli së bashku me gjyshërit e saj nga nëna.

“Një baba i munguar dhe një nënë tepër e ekspozuar ishin turpi im, por edhe fati im”, është shprehur Sophi në një intervistë për Guardian.

“Në Pozzuoli nuk kishim asgjë. Aty uria nuk mbaronte kurrë. Kishte luftë. Gjithçka shkonte kundër nesh. Mund të kishim vdekur nga nata në natë”, vijoi ajo.

Nëna e saj kishte një aftësi të jashtëzakonshme për mbijetesë, gjithmonë do të gjente një mundësi. Në shtëpinë e prindërve të saj Romilda Villani e shndërroi dhomën e ndenjës në një kafene të vogël ku vinin dhe çlodheshin ushtarët amerikanë. Nëna e saj bënte pije, i binte pianos, vajza Maria këndonte dhe Sophia ishte kameriere.

Deri në moshën 15 vjeçare, Sophia e kishte mbiemrin Lazzaro, me këtë identitet ajo mori pjesë në një konkurs bukurie dhe fitoi “Miss Eleganza”. Aty ajo njihet me producentin Carlo Ponti i cili i ndryshoi emrin në Sophia Loren, për ta drejtuar atë me imazhin e duhur drejtë kinematografisë dhe për ta mbrojtur atë nga producentët e Hollivudit të cilët mund të marroseshin nga bukuria e saj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sophia ka kaluar një jetë të trazuar edhe me marrëdhëniet e saj sentimentale. Lidhje që zgjasnin pak kohë derisa njohu Cary Grant në setin e filmit “The Pride and the Passion”. Ajo ishte 23 vjeç në vitin 1957 kur u dashuruan dhe jetuan bashkë deri në vitin 2007 kur Pont vdiq.

Loren solli në jetë dy fëmijë, Carlo më 1968 dhe Edorado më 1973. Ndjesia e pashoq e të qenurit nënë e re, e bëri Loren të dashurohej më shumë me jetën. Suksesi i saj ishin fëmijët sa madje ajo u shpreh: “Fëmijët e mi janë filmat më të mirë që kam bërë”.

Sophia Loren ka luajtur në më shumë se 80 filma dhe ka fituar dy Oscar. Në jetën e saj ajo shprehet se ka marrë çdo gjë të mirë që ka dashur, citon Anabel.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Mendoj se kam arritur të bëj shumë gjëra të mira. Kam gjithçka që kam dashur ndonjëherë. Kam një familje të mrekullueshme, me fëmijë e nipër e mbesa të bukura. I vetmi peng që kam është se nuk arrita kurrë të martohem me fustan të bardhë, kjo ishte ëndrra e jetës sime që vazhdoj ta kem ende brenda meje”, shprehet diva e kinematografisë botërore.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Erdogan: Në Palestinë po përjetojmë masakër të ngjashme me atë në Bosnjë dhe Hercegovinë
Next Article Udhëtimi nën dritën e hënës mes Shqipërisë dhe Kinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?