By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot 100 vite u rrënua Burmali xhamia për të shpërfaqur triumfalizmin ekspansionist
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Sot 100 vite u rrënua Burmali xhamia për të shpërfaqur triumfalizmin ekspansionist
Kulturë

Sot 100 vite u rrënua Burmali xhamia për të shpërfaqur triumfalizmin ekspansionist

admin
Last updated: 18/11/2024 15:39
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Para 100 viteve, pikërisht në ditën e sotme, më 18 nëntor 1924, u rrënua Burmali Xhamia buzë Vardarit dhe mbi themelet e saj u ndërtua Pallatin i Oficerëve. Qeveria e Pashiqit kishte hartuar një plan të detajuar për goditjen e shqiptarëve aty ku më së tepërmi iu dhemb, sepse rrënimi i kësaj xhamie simbolizonte nënshtrimin shqiptarëve, ose e varrosjen e çështjes shqiptare, duke vendosur, sipas faksimilit të revistës VREME, në themelet e pllakës ku tregohej se po varroset çështja shqiptare. . Shtypi i asaj kohe madje me shumë pompozitet raportonte për këtë ngjarje, duke sjellë kronika dhe fotografi si nga rrënimi i Burmali Xhamisë, ashtu edhe nga hedhja e themeleve të Pallatit të Oficerëve (18 qershor 1925), ku i pranishëm kishte qenë, siç e dëshmojnë gazetat e kohës, vet Aleksandar Karagjorgjeviqi. Këto veprime barbare të pushtetarëve serbët ishin të inspiruar nga idetë famëkeqe të Garashaninit, Vladan Gjorgjeviqit, Çubrilloviqit, Cvjejiqit etj. për pastrimin etnik të trojeve shqiptare dhe konfigurimin urbanistik të qyteteve sipas planeve të arkitektëve serbë. Fryt i këtij konfigurimi edhe sot i kemi mjaft objekte në Shkup dhe në qytetet tjera, të ndërtuara përgjatë viteve 20-të të shekullit të kaluar, të cilët shprehnin, përveç tjerash, edhe frymën ekspansioniste të pushtuesve të Beogradit. Bashkë me ushtrinë pushtuese serbe, erdhën edhe qindra arkitektë nga Beogradi, me detyra speciale që ta sjellin një stil krejt tjetër arkitektonik në Shkup dhe në qytetet tjera të Maqedonisë së sotme. Me këtë synohej të deformohet identiteti i banorëve vendas, duke ua rrënuar edhe objektet e kultit, siç ndodhi me Burmali Xhaminë, por edhe me Kishën Zemra e Krishtit si dhe me Teqen e bektashinjëve.

Me shuarjen e organizatës politike dhe me burgosjen dhe vrasjen e krerëve të saj, shqiptarët në periudhën në mes të dy luftërave botërore përjetuan tmerre të papërshkruara, të gjitha të orkestruara me përpikmëri nga aparati represiv i Beogradit. Të ndodhur pa një orientim politik dhe të ekspozuar ndaj reprezaljeve, shqiptarët si shpëtim të vetëm gjetën shpërnguljen për Turqi, një synim ky i kahershëm i ideologëve kryesorë të nacionalzmit serb, të cilët në projektet e tyre famëkeqe kishin parapa goditjen e shqiptarëve edhe mbi baza fetare. Prandaj jorastësisht kishte ndodhur rrënimi i Burmali Xhamisë si dhe shumë objekteve tjera fetare islame, si mjet për t’i shndërruar shqiptarët në një komb pa atdhe dhe në refugjatë që do të gjenin shpëtim në shkretëtirat e Anadollit.

A mundet historia të përsëritet dhe sërish të jemi dëshmitar të një reinkarnimi të fantazmave të vjetra shoveniste në realitetet e reja që po i jetojmë? Ose, pse pikërisht mbi rrënojat e Pallatit të rrënuar të oficerëve, si pasojë e tërmetit të vitit 1963, të ngritët sërish një pallat i njëjtë i cili pritet të inaugurohet vitin e ardhshëm dhe me këtë, “Projekti 2014”, vazhdon të prodhojë ide kontroverse që janë një goditje direkte mbi kohezionin etnik në vend?! Me ide e projekte të tilla, vampirët e së kaluarës po zgjohen sërish për të frikësuar të sotmen dhe të ardhmen. Kujt i konvenon kjo dhe në cilët mullinj po “bluhen” këto ide e projekte?!

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Këshilli i Prokurorëve hodhi poshtë ankesën e Hajrullahut, mbetet në fuqi vendimi për pezullimin e tij nga funksioni i prokurorit të lartë publik
Next Article Katër zakone të thjeshta mund të forcojnë çdo lidhje apo martesë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?