By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program
Sport

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

admin
Last updated: 28/11/2026 14:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me ndeshjen e parë të javës së 15-të, ndërsa takimet tjera do të luhen gjatë të dielës dhe të hënës.

Pas përfundimit të javës së 14-të, Malisheva dhe Llapi zbresin në fushën e stadiumit ‘Liman Gegaj’ nga ora 13:00, me nevojë të madhe për pikë, por me synime krejtësisht të ndryshme.

Vendasit po zhvillojnë një sezon shumë të mirë dhe aktualisht renditen në pozitën e dytë me 30 pikë, pesë më pak se liderja Prishtina. Për Malishevën, fitorja në këtë takim është pothuajse e domosdoshme për të mos lejuar shkëputjen e kryeqytetasve dhe për të vazhduar presionin në garën për kreun e tabelës.

Në anën tjetër, Llapi po kalon një edicion dukshëm më të vështirë. Podujevasit ndodhen në pozitën e nëntë me vetëm 11 pikë dhe kanë nevojë urgjente për rezultate pozitive për t’iu larguar zonës së rrezikshme. Një rezultat pozitiv në Malishevë do të kishte peshë të madhe për skuadrën llapjane, që kërkon të ndryshojë rrjedhën e sezonit.

Java e 15-të do të vazhdojë të dielën me dy përballje: Feronikeli ’74-Prishtina, nga ora 13:00 në “Rexhep Rexhepi”, si dhe derbin e madh lokal Gjilani-Drita, që nis në orën 16:00 në stadiumin me bari artificial.

Ndërkaq, xhiroja do të përmbyllet të hënën me dy takimet e fundit: Drenica-Vushtrria në stadiumin Bajram Aliu dhe Dukagjini-Ballkani në “18 Qershori”, me të dyja ndeshjet që nisin nga ora 13:00.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aktorja që luan rolin e Lucias në GTA 6 flet për herë të parë: Jeta ime ka ndryshuar
Next Article Guardiola për Messin: Nuk shoh askënd që të arrijë atë nivel

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?