By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot mbahet protesta gjithëpopullore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sot mbahet protesta gjithëpopullore
Kosovë

Sot mbahet protesta gjithëpopullore

admin
Last updated: 01/10/2026 09:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Qytetarë të shumtë pritet të marrin pjesë sot në Prishtinë në marshin për drejtësi me moton “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma “Liria ka emër”.

Marshi vjen pas protestave të zhvilluara gjatë 15 ditëve të fundit, lidhur me dënimin prej gjithsej 81 vitesh burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Protesta do të nisë në orën 16:00, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, përfshirë edhe figura të njohura politike dhe publike.

Marshi synon të përcjellë mesazhin “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste.

Sipas organizatorëve, zgjedhja e 1 tetorit nuk është e rastësishme. Kjo datë lidhet me protestën studentore të 1 tetorit 1997, e cila konsiderohet një nga momentet simbolike të rezistencës paqësore në Kosovë.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, përfaqësues të platformës “Liria ka emër” u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit, duke kërkuar mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtuar dënimet e shqiptuara ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara.

Ndër kërkesat e organizatorëve janë unifikimi i spektrit politik, hartimi i një strategjie institucionale, si dhe miratimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushqimet që duhet të pastrohen patjetër para ngrënies
Next Article Von der Leyen viziton Kosovën, takon krerët institucionalë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?