By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot mblidhet Kryesia qendrore e ASH-së së Taravarit ku do të vendoset për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sot mblidhet Kryesia qendrore e ASH-së së Taravarit ku do të vendoset për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale
Maqedoni

Sot mblidhet Kryesia qendrore e ASH-së së Taravarit ku do të vendoset për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

admin
Last updated: 15/04/2025 08:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Krahu i Aleancës për Shqiptarët me në krye Arben Taravarin, ministër aktual i Shëndetësisë, sot do të mbajë Kryesinë qendrore ku do të vendoset për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme lokale. Taravari dje deklaroi se nuk është e vërtetë se janë duke negociuar me BDI-në dhe se si subjekt politik në zgjedhjet e ardhshme lokale i kanë dy opsione – njëra është të vazhdojnë në kuadër të koalicionit VLEN dhe tjetra të braktisin koalicionin dhe të dalin të vetëm.

Në Kryesinë qendrore të partisë, siç tha ai, do të dalin me qëndrim se si do të veprohet më tej. Partia, siç thekson ai, është duke bërë analiza dhe anketa të caktuara që tregojnë se në komuna të caktuara do të kishin rezultate të mira edhe sikur të shkonin të vetëm.

“Kështu që zgjedhja është mes këtyre dy opsioneve. Nuk ka opsion të tretë”, u përgjigj Taravari sot në pyetjen e gazetarëve lidhur me kërkesën e liderëve të partive në kuadër të koalicionit VLEN të zgjedhë anë.

Në Kryesinë qendrore të partisë, siç tha ai, dëshiron të dëgjojë qëndrimet para se të sillet vendim.

“Qendra analitike e ASH-së ka bërë disa anketa, do t’i prezantojë dhe do të duhet të sjellim vendim të përbashkët se si të dilet”, shton Taravari dhe sqaroi se qëndrojnë mirë në Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë, Saraj, Likovë…

Nuk mendojmë se do të fitojmë, megjithatë mendojmë se mund të bëjmë rezultat të mirë, megjithatë, le të shohim. Në fund, qytetarët vendosin, theksoi Taravari.

Koalicioni VLEN të premten mbajti takim në Shkup në të cilin liderët e një pjese të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, Besës së Bilall Kasamit dhe Alternativës, Zeqiria Ibrahimi biseduan për gjendjen brenda koalicionit dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Bekim Qoku të premten deklaroi se takimi i liderëve ishte në frymë miqësore dhe kolektive. Ai potencoi se koalicioni vazhdon bashkërisht, ndërsa mbetet të dakordohen vetëm hollësitë për listat për kryetarë të komunave dhe këshilltarë në komuna para zgjedhjeve lokale.

“Biseduam për zgjedhjet e ardhshme, për takimet e ardhshme. Ishte në frymë mjaft miqësore dhe kolektive. Hollësisht do të bisedojmë për atë në cilat komuna do të dalim së bashku. Kështu që, ky ishte edhe një takim pozitiv, në frymën e bashkëpunimit, Absolutisht, ne jemi bashkë, vazhdojmë bashkërisht dhe mbetet të bisedohet vetëm për hollësitë dhe për atë se si do të ndahen komunat. Nuk dakordohemi në mënyrën më të mirë, por, tek çdo subjekt politik kjo ndodhë, edhe individualisht tek partitë”, tha Qoku.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Raporti nga shqyrtimi antikorrupsion i ligjeve pas tragjedisë së Koçanit në seancën e KSHPK-së
Next Article Vranët dhe me riga shiu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?