By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sot mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë
Kosovë

Sot mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë

admin
Last updated: 09/07/2026 09:26
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk – Qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë do të ndërpritet përkohësisht gjatë ditës së sotme, për shkak të punimeve të asfaltimit që po realizohen në kuadër të projektit në rrugën Fushë e Pajtimit–Prevallë.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës do të asfaltohet një segment rrugor me gjatësi prej 1 kilometri.

“Për të mundësuar zhvillimin e punimeve në mënyrë të sigurt, pa pengesa dhe në përputhje me standardet teknike, qarkullimi në segmentin Brezovicë–Prevallë do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 deri në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastukturës.

Sipas Ministrisë, mbyllja e përkohshme e këtij segmenti është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe të punëtorëve të angazhuar në terren, si dhe për të siguruar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit.

Me këtë rast, udhëtarët janë ftuar të shfrytëzojnë rrugët alternative.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LDK-ja e mbledh sot kryesinë
Next Article Hojet e mjaltit, “armë” e re kundër kancerit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?