Shkup, 18 mars – Shoqata “Kush është i radhës” ka bërë thirrje për protesta sot në orën 18:00 në sheshet në të gjithë vendin për viktimat e zjarrit në diskotekën që funksiononte ilegalisht.
“Kush është i radhës” thotë se në këto ditë tragjike Maqedonia duhet të bashkohet sërish dhe të ngushëllohet.
“I bëjmë thirrje të gjithë njerëzve në mbarë Maqedoninë që nesër në orën 18 të mblidhen në sheshet e qyteteve të tyre dhe të mos kalojnë këtë të vetëm. Bëjmë thirrje që për nder të të ndjerëve të shpërndahen shirita të zinj, në mënyrë që si popull të tregojmë se jetët e humbura nuk do të harrohen”, thanë dje shoqata.
Po ashtu, shtohet se lokacioni për Shkupin është përcaktuar në sheshin e qytetit për të mos bllokuar rrugët nëpër të cilat po transportohen të lënduarit nga tragjedia.