By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SpaceX merr ‘dritën e gjelbërt’ për një fluturim të tretë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SpaceX merr ‘dritën e gjelbërt’ për një fluturim të tretë
Bota

SpaceX merr ‘dritën e gjelbërt’ për një fluturim të tretë

admin
Last updated: 14/03/2024 15:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SpaceX ka vendosur të fluturojë edhe një herë me raketën e saj gjigante Starship, pasi rregullatorët federalë kanë miratuar planet e kompanisë për një fluturim të tretë.

Bëhet e ditur se nisja mund të realizohet në çdo kohë, dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i ngjarjes do të fillojë në faqen e internetit të kompanisë rreth 30 minuta para nisjes.

‘Drita e gjelbërt’ i erdhi kompanisë nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e cila licencon lëshimet e raketave, shkruan yahoonews.

“FAA ka vendosur që SpaceX ka përmbushur kërkesat e sigurisë, mjedisit, politikave, dhe përgjegjësisë financiare”, tha agjencia në një deklaratë.

Ky fluturim provë vjen pas dy përpjekjeve të tjera të cilat përfunduan me shpërthime të anijes kozmike dhe të përforcuesit.

Por, sipas SpaceX, këto dështime e ndihmojnë kompaninë të zbatojë me shpejtësi ndryshime të cilat dërgojnë në rezultate më të mira.

CEO i SpaceX, Elon Musk, e ka cilësuar raketën si mjet thelbësor në misionin themelues të kompanisë: vendosjen e njerëzve në Mars për herë të parë.

Gjithashtu, anija kozmike Starship është mjeti që NASA ka zgjedhur për të ulur astronautët e SHBA-së në Hënë si pjesë e programit të saj Artemis pas më shumë se pesë dekadave.

Zbarkimi i parë i astronautit nën programin Artemis është planifikuar të ndodhë në shtator të vitit 2026.

Ndryshe, agjencia amerikane e hapësirës është zotuar të investojë deri në 4 miliardë dollarë (mbi 3 miliardë euro) në Starship.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kontigjenti i FSK-së do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake në Belize
Next Article Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Gostivar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?