By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SPAK përgjigje në distancë kritikave të Ramës për masa represive e jo proporcionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > SPAK përgjigje në distancë kritikave të Ramës për masa represive e jo proporcionale
Shqipëri

SPAK përgjigje në distancë kritikave të Ramës për masa represive e jo proporcionale

admin
Last updated: 19/02/2025 14:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka reaguar për herë të parë ndaj kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi organin e akuzës për shkelje të standardeve duke abuzuar me dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg” për personat që janë nën hetim.

Në përgjigje të deklaratave të kreut të qeverisë, SPAK ka publikuar një sërë të dhënash mbi çështjet penale që po heton, duke theksuar se masa e sigurisë “arrest me burg” nuk zbatohet në mënyrë abuzive.

Sipas të dhënave të SPAK për vitin 2024 janë kryer hetime ndaj 629 personave.

Prej tyre, 236 persona (37.5%) janë hetuar nën masën e sigurisë “arrest me burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë.
147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurie.
Lidhur me të paraburgosurit, SPAK ka publikuar edhe raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vitin 2024:

Numri total i personave në paraburgim është 2,791.
Nga këta, vetëm 270 persona (9.7%) janë të hetuar nga SPAK.
Publikimi i të dhënave si një kundërpërgjigje e Prokurorisë së Posaçme ndaj akuzave për përdorim të tepruar të masës së sigurisë “arrest me burg”, duke argumentuar se veprimet e saj bazohen në ligj dhe në standardet e drejtësisë penale.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prokuroria kërkon pesë vjet burgim për Dodikun dhe ndalimin e veprimtarisë politike për 10 vjet
Next Article “Mu duk më e rrugës ta varrosi diku vetë”, dy të akuzuarit japin versionet e tyre për rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?