By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional
Maqedoni

Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional

admin
Last updated: 14/05/2025 14:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, në një konferencë për shtyp në Kuvend kritikoi shumicën qeverisëse për mosmbështetjen e zgjidhjes së tyre ligjore në lidhje me familjet e të pësuarve dhe të lënduarve në zjarrin në diskoteken “Puls” në Koçan.

Gjatë përcaktimit të rendit të ditës të seancës së 48-të parlamentare nuk u votua kërkesa me procedurë të shkurtuar që të miratohet kjo zgjidhje ligjore. Vetëm deputetët e LSDM-së dhe Të Majtës votuan “pro”. Sipas Spasovskit, ky ligj, i cili përveç Koçanit, duhej të vlente edhe për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tragjedi të tjera si Lëaskarca, Spitali Modular etj., duhej të ishte një ligj për bashkim, unitet, solidaritet dhe kohezion.

“Konsiderojmë sot duhej të gjendet në rend dite një tekst i tillë, i cili nuk është një tekst i zakonshëm ligjor, por një detyrim moral, institucional, dhe ky propozim-ligj doli nga tragjedia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në shtet”, tha Spasovski.

Përkujtoi se në tragjedi humbën jetën 62 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, duke lënë pasoja psikologjike dhe sociale për familjet, dhe se ngjarja i ka nxjerrë lëshimet dështimet sistemike në fushën e standardeve të sigurisë dhe përgatitjes institucionale për t’u përballur me fatkeqësi të tilla.

Spasovski theksoi pjesë të ligjit që, ndër të tjera, parashikonin që familjet e të vdekurve dhe të lënduarve do të merrnin mbështetje financiare, si dhe mbështetje shëndetësore dhe psikologjike dhe të tjera.

Paraprakisht, në një konferencë për shtyp, deputeti Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE shpjegoi pse shumica qeverisëse nuk do ta mbështeste ligjin.

“VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë ligjin për viktimat e aksidentit në diskotekë në Koçan të parashtruar nga LSDM dhe nuk do të lejojë që tragjedia në Koçan të keqpërdoret për marketing politik përmes ligjeve të shkruara keq, të paharmonizuara dhe të motivuara politikisht”, deklaroi Petrushevski.

Sipas tij, ky propozim-ligj është pjesërisht i pazbatueshëm, pjesërisht në kundërshtim me dispozitat e veta dhe pjesërisht mbivendoset me të drejtat ligjore ekzistuese.

“E gjithë kjo tregon se ky është një dokument që shërben më shumë për marketing politik sesa për mbështetje të vërtetë”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Siç tha Petrushevski, përveç kësaj, ligji favorizon në mënyrë të qartë viktimat e ngjarjeve të caktuara, duke injoruar tragjedi të tjera të ngjashme, duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm, gjegjësisht të drejtat bazohen në një ngjarje konkrete, në vend që të krijojë një sistem universal dhe të drejtë për të gjitha viktimat e aksidenteve ose fatkeqësive, gjë që shkel parimin kushtetues të barazisë së qytetarëve para ligjeve.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Farsa e Shaqir Fetait (BFI) naivitet që po na kushton
Next Article BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?